23-vjeçarja ishte zgjedhur si Miss Kolumbia, si dhe drejtonte një program televiziv. Ajo madje drejtonte edhe një butik. Por tashmë të gjitha këto i përkasin të shkuarës.
Modeles Juliana Lopez, do t’i duhet t’i kalojë në burg 15 vitet e ardhshme të jetës së saj. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 23-vjeçarja fluturoi më 18 korrik të vitit 2015 për në Guangzhou të Kinës, ku u arrestua menjëherë nga autoritetet kineze. Arsyeja është se u zbulua me një sasi prej 610 gramë drogë, ku gjysma e të cilës rezultoi të ishte kokainë.
Ajo udhëtoi për në Kinë me justifikimin për të blerë artikuj për butikun që drejtonte, por me sa duket synimet ishin të tjera. Tashmë bukuroshja 23-vjeçare, e cila luante edhe futboll, është dënuar me 15 vjet burg, madje edhe me një gjobë 2284 paund.
ma.me