Ministrja e Arsimit, Besa Shahini do t’i japë fund beqarisë. Shahini do të martohet me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.
Sipas gazetës Blic, pritet që çifti të kurorëzojë dashurinë e tyre ditën e dielë në një nga restorantet e Tiranës.
Gjithashtu mësohet se do të jetë një ceremoni e vogël dhe e thjeshtë ajo që ka zgjedhur çifti kosovar për ditën e tyre më të rëndësishme.
Ndërkohë ende nuk kanë dalë emrat e listës së të ftuarve.
/a.r