Fusha 87 e varrezave Maggiore në Milano të Italisë, do të kthehet në varrezë masive për viktimat e koronavirusit.
Aty janë varrosur me dhjetëra persona që kanë gjetur vdekjen prej koronavirusit dhe nuk janë tërhequr nga familja.
Kjo për shkak të bllokimit prej emergjencës, ose sepse viktimat nuk kishin asnjë të afërt.
Në këtë fushë nuk do të ketë monumente, pasi në fushën e Musocco do të jenë të gjithë kryqet njëlloj dhe do të jetë një livadh.
Është ky urdhri i komunës së Milano, pasi para Covid-19 janë të gjithë viktimat njëlloj.
Kjo është një zgjedhje e detyruar për metropolet e mëdha dhe cilësohet si varr masiv. Një gjë e tillë u bë edhe në New York, ku në Hart Island, kryebashkiaku Bill De Blasio, mblodhi të gjithë arkivolët e personave të vdekur nga koronavirusi, për të cilët nuk u shfaq asnjë familjar për ti tërhequr.
/a.r