
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë një foto të një zjarrfikësi nga Vlora, i cili prej orëve të para të mëngjesit deri në këto momente vijon të jetë në krye të detyrës duke luftuar në nxjerrjen e personave nga rrënojat dhe gërmadhat e banesat. Shefi i qeverisë e cilëson zjarrfikësin si hero të vërtetë.
Postimi i Ramës:
Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY.
Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni. E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim.
Deri në frymën e fundit për frymën e fundit😢🙏
#HERO❤️












Filloi ky me njeriun e ri, njeriun e punes. Lere te clodhet e beje punen e tij. Ti bej tenden, idiot.