• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ “Miellin e serbit hajeni vetë” – Mesazhet e protestuesve para kryeministrisë: Ta harrojë Rama se ne do largohemi sot nga sheshi

by Java News
19/03/2022 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhet gjatë protestës së zhvilluar para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve janë përcjellë më shumë përmes pankartave.

“Ta harrojnë se largohemi nga sheshi sot pa marrë të drejtat tona”, tha një qytetar.

Qytetarët nuk i kanë kursyer ironitë as për ministret. Protestuesit risjellin shprehjen e ministres Edona Bilali për “Zeusin”. “T’i lutemi Zeusit për shi”, shkruan një pankartë.

“Me 5 thashë miell në muaj nuk quhesh i varfër”, thotë një tjetër pankartë me foton e ministres Delina Ibrahimaj, e cila tha se një qytetar me 140 euro nuk quhet i varfër.

  

Një nga qytetarët protestues që mori fjalën në tubimin para Kryeministrisë tregoi planin që nëse nuk marrin përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre, “nuk do të shkulemi nga sheshi”.

“Sot jemi mbledhur këtu për të mos e lëshuar këtë shesh deri kur kryeministri të plotësojë kërkesat tona.

Sot ti tregojmë oligarkëve dhe kryeministrit se si i keni rritur cmimet e japin tendera falso.

Sot jemi shumë në këtë shesh duhet të mbushemi dhe më shumë. Nëse nuk plotësohen kërkesat qytetarët nuk do shkulen nga sheshi.

540 mijë lekë këtë muaj shpenzime vetëm për bukë makarona oriz dhe patate. Kush i ka 540 mijë lekë? Këta i bëjnë llogaritë mbrapsht

Ta harrojë Rama se ne do largohemi nga sheshi. Ta harrojë se largohemi nga sheshi pa marrë të drejtat tona”, tha qytetari.

Një tjetër aktiviste nga protesta i bëri thirrje: “për burrat e këtij vendi të qëndrojnë gjatë gjithë natës këtu të qëndrojnë deri sa këtij vendi ti kthehet shpresa”.

 

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli deklaroi sot në protestën kundër rritjes së çmimeve se fermerët kanë për të qëndruar në sheshin e protestës.

Ai deklaroi se nuk e duan miellin e serbit por që gruri të rritet në Shqipëri.

“Zoti kryeministër jepini mundësinë Zahos të mësojë që buka, mishi, qumështi nuk vijnë nga supermarketi por prodhohen në fshat. Fermerët kanë për të qëndruar këtu. Nuk lëvizin më. Nuk kanë më interes të merren me bagëtitë dhe tokën e tyre.

Ata zgjodhën t’i shërbejnë tokës. Nuk zgjodhën të hapin një bar apo të bëhen hajdutë. Miellin e serbit haje vetë. Ne duam grurin në Shqipëri”, tha Resuli.

Aktivisti Adriatik Lapaj duke folur në protestën kombëtare para Kryeministrisë ka renditur dhe kërkesat që kanë qytetarët për qeverinë, për të ndalur rritjen e çmimeve.

Ai i ka kërkuar bashkëprotestuesve “t’i mbajmë nën preson për të realizuar kërkesat tona dinjitoze”.

“Kjo është një protestë për dinjitetin, për nënat e baballarët e këtij vendi për gjyshërit tanë, që fëmijët e këtij vendi të mos ikin më.

Ky shesh këta qytetarë kanë arritur të bashkohemi përballë arrogancës duke ndalur rrijten e cmimit të naftës duke i detyruar ta ulin, duke i detyruar të kalojnë nga teoria ‘shteti nuk ka lidhje me teorinë ne po bëjmë sa mundemi ata munden më shumë se ato nuk janë lekët e tyre ato janë lekët tuaja. Ndaj kurajo duhet kurajo, secii nga ju duhet të ketë kurajo ne duhet t’ja ndalim ne i detyruam të ndalen të ulin cmimin të ngrenë borde e do i detyrojmë bashkë të na trajtojnë me dinjitet”.

Mes kërkesave për qeverinë janë “ulja e qëndrueshme e e cmimit të karburantit në nivelet e rajonit, përafrimi i cmimeve me vendet fqinje, masa për uljen e barrës fiskale, marrjen e masave si pezullim i taksës së qarkullimit dhe të karbonit përkohësisht, zerim i përkohshëm i TVSH për produktet e shportes e ulja në masën 10% në vijim.
Mbikqyrje e tregut për cmimet”.

g.kosovari

Next Post
Zhdukja e avionit ushtarak të SHBA gjatë stërvitjes, kryeministri i Norvegjisë: 4 ushtarë amerikanë kanë vdekur!

Zhdukja e avionit ushtarak të SHBA gjatë stërvitjes, kryeministri i Norvegjisë: 4 ushtarë amerikanë kanë vdekur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In