• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Me profesion të parë mësues, vrojtuesi i plazhit shpëton jetë prej 6 vitesh

by Java News
20/07/2022 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mësues historie në profesionin e tij të parë, por gjatë muajve të verës punon si vrojtues plazhi.

Për 6 vite Luçjano Marku na tregon se ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish, që rrezikonin mbytjen.

“Fillimet e mija si vrojtues plazhi ka qenë dëshira dhe pasioni mbi detin dhe mbi këtë profesion të ri. Për gjashtë vite si vrojtues plazhi kemi rreth 40 raste që kemi ndërhyrje të drejtpërdrejta për të shpëtuat jetë në ujë, kemi pasur nga rastet më të thjeshta deri në të ndërlikuara që jemi detyruar të japim reanimimin radiopulmonar,” – u shpreh ai.

Të shpëtosh njerëzit në det për Luçjanon është ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës.

Për shkak të vështirësisë, sidomos kur deti është i trazuar, 30-vjeçari ka rrezikuar edhe jetën.

“Të shpëtosh jetë njerëzish është diçka e veçantë, por edhe e vështirë sepse deti është i rrezikshëm. Në vitin 2018 diku në thellësi të madhe dy motra u rrëzuan nga varka dhe u desh të ndërhyja, ishte totalisht e pamundur që të transportoje dy veta, por arrita ti sillja dhe dola me gjendje të rënduar shëndetësore. Vajzat të dyja jetojnë sot. Vetë pata ca probleme shëndetësore, ishte shumë e lodhshme,” – tregoi Luçjano.

Një vrojtues plazhi qëndron në kabinë nga ora 9 deri në orën 5 pasdite. Në bregdetet me vrojtues plazhi ka të vendosura edhe sinjalistika që tregojnë se deri ku lejohet të notohet. Në çdo 80 metër vijë lineare duhet të ketë një vrojtues plazhi.

Paga e një vrojtuesi arrin deri në 1 milion lekë në muaj. Në gjithë vendin ka 1200 vrojtues plazhi. Numër ky i pamjaftueshëm për të siguruar jetën e pushuesve nga veriu në jug./m.j

Next Post
“Të largohemi nga e shkuara!”/ Mesazhi i Ramës për 61 kryetarët e rinj: Duam persona me ambicie, jo ata që mësojnë hilet më shpejt se rregullat

"Të largohemi nga e shkuara!"/ Mesazhi i Ramës për 61 kryetarët e rinj: Duam persona me ambicie, jo ata që mësojnë hilet më shpejt se rregullat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com