Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është nxjerrë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me pranga në duar dhe i shtrënguar nga të gjitha anët nga efektivët e policisë.
GJKKO mori sot vendimin për ta lënë në burg Bllakon, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Ish-deputeti tashmë i drejtohet qelisë. Bllako është fotografuar në momentin kur del nga GJKKO dhe shkon drejt makinës së policisë i ndihmuar nga efektivët./m.j