• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Me bashkëshorten e viktimës kishte lidhje intime, shkoi në lokal dhe e masakroi me thikë: Dënohet me 20 vite burg autori krimit të rëndë

by Java News
29/07/2022 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Themelore e Gjilanit ka dënuar me 20 vite burg Bardhyl Zeqirin, i cili masakroi me thikë në një lokal Ismajl Cani, me gruan e të cilit kishte krijuar një lidhje intime.

“Sipas aktakuzës, më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafenenë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I.C për motive të ulëta. Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të akuzuarit dhe të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejtë ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës (në fyt), i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese – shkuese (apo qorre), një plagë prerëse – shpuese – shkuese në anën e majtë të regjionit ijor, ku për shkak të plagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Më pas vazhdon: “Ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, i Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm’.

Krimi i rëndë ndodhi më 24 qershor të vitit të kaluar në një kafene në Gjilan, për shkak të një lidhje intime që autori kishte krijuar me gruan e viktimës.

Deklarata e tij në polici

Bardhyl Zeqiri ka deklaruar në Polici se para se të ndodhte ngjarja tragjike, rreth orës 11:30, e kishte telefonuar viktima Ismajl Cani, i cili, sipas tij, i kishte kërkuar të takoheshin dhe të flisnin për marrëdhënien që Bardhyli kishte pasur me gruan e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Në deklaratën e Zeqirit thuhet se kur ai ka shkuar në kafene, aty e kishte gjetur Ismajlin duke pirë birrë, i cili më pas, sipas tij, i ka thënë se “ty nuk të bëj gjë, mirëpo do t’i vras ata që do të djegin më së shumti. Po shkoj po ta përdhunoj gruan në shpi, kam me ta vra djalin dhe pasi ta q** gruan, edhe grujen ka me vra, edhe ti nashta pshton”.

Pas këtyre fjalëve, Bardhyli ka deklaruar se ia ka kthyer Ismajlit, duke i thënë “pushka top tu boft Ismajl”. Në ato momente sipas Bardhylit, Ismajli e ka kapur për veshi atë dhe i ka thënë se “tash e marr alltinë dhe të vras”, duke e goditur, sipas tij, me shishen e birrës të cilën Ismajli e kishte në dorë.

Bardhyli tutje ka thënë se fytyra i ishte mbuluar me gjak nga goditjet dhe ishte larguar nga tavolina ku ishte.

Situata në atë moment kishte eskaluar, kur Bardhyli kishte marrë briskun dhe i ishte drejtuar Ismajlit me fjalët: “Qekjo është besa jote a, une erdha me fol si njeri me ty”. Ndërsa Ismajli, sipas Bardhylit, ia ka kthyer duke i thënë se “tash po i thirri vëllezërit, e me shku me ta vra djalin”. 

Pas këtyre fjalëve, ndodhi edhe tragjedia. Bardhyli dyshohet se e theri për vdekje Ismajlin, në qaf e gjoks.

Gjithashtu ata janë takuar edhe një ditë para krimit, pasi autori së bashku me një person tjetër kishin shkuar në banesën e viktimës.

Përveç dëshmitarit, Bardhyli ka pranuar se ka pasur lidhje intime me gruan Ismajlit./m.j

Next Post
Një vit më parë i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA/ Ish-deputeti i Bosnjës dënohet me 3 vite burg për korrupsion!

Një vit më parë i shpallur 'Non Grata' nga SHBA/ Ish-deputeti i Bosnjës dënohet me 3 vite burg për korrupsion!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com