• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

FOTO/ Mbishkrimi enigmatik “UÇK” në mes të rrugës në Gjermani

by Java News
10/08/2017 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“UÇK” (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) është shkruar me shkronja të mëdha me bitum mbi asfaltin në një rrugë në Bad Tölz të landit gjerman të Bavarisë. Dhe kjo ka shërbyer si motiv për një artikull të publikuar në gazetën Merkur, në të cilën gazetari ngre shqetësimin nëse ky mbishkrim duhet trajtuar si mesazh politik i dënueshëm apo vetëm si një kundërvajtje.

“Mund të mos jetë ashtu, por duket sikur punëtorit të rrugës i ka tepruar pak bitum dhe me të ka shkruar mbishkrimin në fjalë”, thuhet në artikull.

Në fakt aty ka qenë duke u bërë mbyllja e gropave që janë shkaktuar me prishjen e asfaltit por “dikush e ka shfrytëzuar rastin për të përhapur një mesazh politik”, transmeton albinfo.ch. Në mes të pistës ku kalojnë automobilat, shpërthen në rreth një metër gjerësi mbishkrimi “UÇK”.

Në kërkim të përgjigjes nëse një veprim i tillë është i dënueshëm si akt politik ose jo, gazeta citon zëvendësshefin e policisë së qytetit, i cili thotë se gjëra si kjo janë normale në qytete të mëdha, qofshin grafitë në mure ose në rrugë sikur në rastin më të ri.

“Këtu bëhet fjalë hë për hë për shkaktim dëmi material”, pra jo për vepër penale të natyrës politike, siç do të ishte në rast se do të vizatohej ndonjë kryq nazist ose ngjashëm, përcjell albinfo.ch. Për shenjat naziste parashikohet dënim me deri në tri vite burg ose me gjobë.

Ndërsa gazetari përkujton se në kushtetutën e Bavarisë UÇK- ja trajtohet si “organizatë ekstremiste”. Ndërsa pasuesja e saj, TMK-ja (dhe më vonë FSK-ja) nuk e trashëgon këtë emërtim pra nuk trajtohet si organizatë ekstremiste. Ajo është krijuar pas shuarjes së UÇK-së dhe si e tillë përfaqëson një organizatë civile teknike, ka thënë për gazetën një zëdhënës i Gjykatës Kushtetuese të Bavarisë.

Sido që të trajtohet ky mbishkrim, me ose pa peshë politike, autori i tij duhet të dënohet, qoftë edhe për shkaktim dëmi material. Autoritetet përgjegjëse janë në kërkim të përgjigjes nëse ai që e ka shkruar parullën në fjalë i takon firmës që ka kryer punimet në vendin e përmendur ose jo.

a.ç

 

 

 

Next Post
Ema Andrea i përgjigjet nevojës urgjente për gjak të një të riu në QSUT

Ema Andrea i përgjigjet nevojës urgjente për gjak të një të riu në QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In