• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Mashtruesja që të ‘gjente’ punë shteti për 2 mijë euro

by A R
18/07/2017 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 28 vjeçe është ndaluar nga Policia pasi akuzohet se ka mashtruar të paktën 5 persona duke u marrë deri në 2000 mijë euro në këmbim të një vendi pune në shtet.

Ajo pretendonte se kishte njohje me drejtues institucionesh publike dhe në profilin e saj në “Facebook” kishte postuar deri edhe foto me ministra. Sipas Policisë, e arrestuara është Klodiana Kuqi, banuese në Elbasan.

28-vjeçarja është ndaluar pasi akuzohet se për një periudhë thuajse 1- vjeçare ka mashtruar qytetarë të ndryshëm duke u marrë para me pretendimin se do t’i punësonte në administratën shtetërore.

“Në finalizim të operacionit policor të koduar “Koordinatorja”, Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan vunë në pranga 28-vjeçaren. Ndalimi i saj, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Prej një periudhë kohe thuajse një vit, Policia kishte nën hetim 28-vjeçaren duke marrë shkas nga denoncimet e bëra nga qytetarë të ndryshëm, të cilët pasi kanë paguar shuma të ndryshme në euro dhe nuk janë punësuar, e kanë denoncuar duke deklaruar se ajo i pohonte se kishte njohje me drejtues të ndryshëm institucionesh dhe se do t’i punë- sonte pas marrjes së parave.

Edhe pse Policia nuk identifikon asnjë nga denoncuesit, mësohet se ata janë të moshës nën 30 vjeç. Pasi nuk janë punësuar dhe kur Kuqi nuk i përgjigjej thirrjeve të tyre në telefon, ata i janë drejtuar Policisë. Zyrtarisht, Policia thotë se “kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet t’u ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratën shtetërore.

Këtë aktivitet të paligjshëm, dyshohet ta ketë ushtruar në periudhën maj 2016 – mars 2017”. Pasi ka vërtetuar akuzat e marra nga denoncuesit dhe pas një hetimi 1-vjeçar, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 28-vjeçaren.

Ndërkohë, në momentin e ndalimit nga Policia e Elbasanit, Klodiana Kuqi nuk ka pranuar akuzat e sipër përmendura duke pohuar se ndalimi i saj nuk bazohet në fakte. Nga burime pranë Policisë mësohet se, ajo u premtonte personave që ka mashtruar se do t’u siguronte një vend pune në institucione si: Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare apo edhe Drejtoria e Tatim-Taksave.

Ndër të tjera, 28-vjeçarja i siguronte se ajo njihte drejtuesit e këtyre institucioneve publike. Kuqi në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ishte pjesë e listës së kandidatëve për këshilltare të Bashkisë Elbasan nën siglën e Partisë Socialiste.

Në profilin e saj në rrjetet sociale, ka postuar dhe një foto me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, ku pretendon se ka qenë pjesë e delegacionit të ministrisë në një vizitë zyrtare në Spanjë./Panorama/a.m.

Next Post
Ndarja nga jeta e Kadelit, KQZ i jep PD-së mandatin, ja kush do bëhet deputet 1 muaj

Ndarja nga jeta e Kadelit, KQZ i jep PD-së mandatin, ja kush do bëhet deputet 1 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In