• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Masakër me leje, vijon shkatërrimi i Parkut Kombëtar të Tomorit

by Java News
16/11/2017 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” vijoi denoncimin e shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Malit të Tomorit. Lejet e dhëna për shfrytëzimin e pllakave të gurit janë dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi janë në kufirin e parkut.

Sipas ligjit, këto gurore duhet të jenë mbi 200 metra larg kufirit, por ato janë ngjitur me parkun, madje ka punime edhe brenda parkut. Ndërkohë, këto gurore kanë dëmtuar rëndë Ujësjellësin e Bogovës, që furnizon Poliçanin, Beratin, Urën Vajgurore dhe Kuçovën.

Në të dyja krahët e aksit rrugor Berat-Poliçan janë dhjetëra pika të shitjes së pllakave të gurit dekorativ. Pikat janë të vendosura shumë afër njëra-tjetrës. Në dalje të fshatit Pronovik është rruga që të çon drejt Teqesë të Abaz Aliut, në zonën e Kulmakut në Malin e Tomorit. Zona është Park Kombëtar, ndërkohë gëzon edhe një mbrojtje tjetër, pasi në Bogovë është edhe ujësjellësi.

Mali është i shkatërruar, gropa-gropa, ndërsa mbetjet hidhen në përrenj. Punime ka ngado, ndërkohë që asnjë firmë nuk ka vendosur kufi.

Gazetarët e “Fiks Fare” biseduan me disa punëtorë, të cilët tregojnë se marrin 100 lekë për çdo metër katror pllaka guri. Ata nuk pranojnë të identifikohen, pasi punojnë në të zezë. Punëtorët tregojnë se nuk kanë një vend fiks ku punojnë, pasi lëvizin vazhdimisht.

“Fiks Fare” iu drejtua me një kërkesë zyrtare Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. AKM-ja nuk pranoi të japë informacion, pasi kërkonte emrat e kompanive, madje edhe NIPT-et. “Fiksi” i kërkoi përse ka punime brenda zonave të mbrojtura dhe në park, por sërish nuk mori përgjigje.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se ka pasur ankesa se individë po punojnë në këtë zonë. Në vitin 2016 është bërë një takim në Prefekturën e Beratit, por edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë zgjidhje.

“Fiksi” kërkoi informacion edhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Përgjegjësi Murat Rreshka thotë se zona në Novaj është shumë problematike, pasi ka dëmtime të mëdha në park dhe në zonën e mbrojtur. Sipas tij ka dëmtime në një sipërfaqe prej 1.4 kilometrash katrorë, ku firma dhe individë kanë kërkuar për pllaka guri dekorativë. Ai thotë se ka dëmtime të mëdha në Ujësjellësin e Bogovës. Reshka shton se ka pasur një mbledhje, por ende ka punime në Parkun Kombëtar.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Bashkisë së Skraparit, Shkëlqim Çuku tregon se në zonë mund të ketë mbivendosje, pasi ka punime në një sipërfaqe shumë të madhe. Ai thotë se edhe zona e Novajt, ashtu si ajo e Dëvrisë, është ende në hartat e bashkisë si pyje dhe kullota.

Gazetarët e “Fiks Fare” u drejtuan edhe tek Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Berat. Drejtori Fatos Nako tha se punimet kanë dëmtuar zonën ujëmbledhëse, madje herë pas herë në ujësjellës shkon edhe ujë me dhera, i kontaminuar. Sipas Nakos, ligji parashikon se lejet duhen dhënë mbi 200 metra larg kufirit të parkut, ndërkohë në zonë, lejet janë ngjitur me parkun. Ai tregon edhe hartën, ndërsa thotë se ka punime shumë afër. Sipas tij, kjo situatë po bën vite në Malin e Tomorit dhe firmat janë krijuar në momentin që këto pllaka po eksportoheshin. Individët krijuan shoqëritë vetëm për të certifikuar origjinën e këtyre pllakave./a.ç

a.ç

Next Post
VIDEO/ Italianët kundër…italianëve, ja qyteti ku festohet dështimi ndaj Suedisë

VIDEO/ Italianët kundër...italianëve, ja qyteti ku festohet dështimi ndaj Suedisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In