• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Mallkimi i aktorëve tek filmi i “I vetëm në shtëpi”, nga abuzimi me drogën, tragjedi dhe vdekje…

by Java News
24/12/2019 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar pothuajse 30 vite nga shfaqja e parë e filmit “I vetëm në shtëpi” dhe që atëherë jeta e aktorëve protagonistë në të ka ndryshuar shumë dhe jo për mirë.

Macaulay Culkin – Kevin McAllister

Viktima më e famshme e “mallkimit” të këtij filmi është protagonisti kryesor, Kevini i vogël, i interpretuar nga Macaulay Culkin. Ky aktor mendohej se do të bëhej një yll i kinemasë dhe fitoi miliona me filmat e radhës “I vetëm në shtëpi 2” dhe “Richie Rich”. Por sot, në moshën 39-vjeçare, Culkin është larguar nga Hollivudi pasi nisi një luftë ligjore me prindërit e tij mbi faktin se kush do të kontrollonte pasurinë që kishte grumbulluar.

Në vitin 2004 pati probleme me ligjin, pasi u arrestua për zotërim marijuane. Por, për mediat, ai nuk ka pranuar kurrë që ka qenë i varur nga heroina. Gjithsesi, fotot e tij që qarkullojnë në internet janë shqetësuese.

John Heard – Babai i Kevinit

Aktori John Heard mbahet mend si babai i Kevinit në filmin e famshëm të Krishtlindjes. Edhe pse ai ka pasur një karrierë të mirë si aktor, jeta e tij private ka qenë e mbushur me dramë dhe tragjedi. Është martuar 4 herë, është arrestuar me dyshimin se dhunoi gruan e tij të dytë dhe një djalë i vdiq në moshën 22-vjeçare. Heard ndërroi jetë në korrik 2017, në moshën 71-vjeçare, në një dhomë hoteli në Palo Alto, pas një ataku kardiak.

Roberts Blossom – Fqinji i frikshëm

I ndjeri Roberts Blossom shkëlqeu me performancën e tij si fqinji i frikshëm i Kevinit, por filmi i tij i fundit ku mori pjesë ishte “The Quick and the Dead” i vitit 1995. Ai mbeti i ve në vitin 1982, kur i vdiq gruaja e dytë, dhe përfundoi në azil në vitet e fundit të jetës së tij. Blossom ndërroi jetë në vitin 2011, në moshën 87-vjeçare, ndërsa familja e tij përjetoi një tragjedi tjetër në vitin 2014, kur djali i tij i vetëm vdiq nga kanceri.

John Candy – Gus Polinski

Legjenda e Hollivudit John Candy pati një rol të vogël në filmin “I vetëm në shtëpi”. Ai interpretoi Gus Polinskin, një muzikant miqësor i cili kthen me makinë në shtëpi nënën e Kevinit. Karriera e suksesshme në kinematografi e tij u ndërpre kur vdiq papritur në vitin 1994, në moshën 43-vjeçare, 4 vite pas shfaqjes së “I vetëm në shtëpi”. Mendohet se përveç problemeve me peshën, Candy tymoste një paketë cigare në ditë, pinte shumë alkool, por kishte krijuar edhe varësi nga kokaina./ a2

g.kosovari

Next Post
Zbulohen emrat e kandidatëve për kryetar të PS në disa qytete

Zbulohen emrat e kandidatëve për kryetar të PS në disa qytete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In