• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Magji dashurie! Dasma përrallore e modeles shqiptare dhe futbollistit francez

by A R
25/07/2025 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Benjamin Pavard dhe Kleofina Pnishi i kanë thënë “po” dashurisë. Futbollisti i Inter Milan dhe modelja kurorëzuan martesën në një dasmë në Amalfi të Italisë.

Çifti, i cili është bashkë prej vitit 2022, kishte përfytyruar një dasmë të bukur, një homazh për historitë e tyre të jetës dhe sigurisht, me një shije të hollë, shkruan Vogue France. Ceremonia civile u bë në një manastir të rrënuar në Ravello,  dasma dhe darka e më pas mëngjesi festiv, në Giardini del Fuenti, në një shkëmb mbi Detin Tiren.

Kleofina u  kujdes që të shkrinte prejardhjen nga Kosova me stilistët e saj të preferuar. “Isha me fat që të mund të vishja  fustane të ndryshme që përfaqësojnë dimensionet e mia, nga një fustan minimalist i Danielle Frankel për celebrimin, te një krijim i vjetër i Versace, më pas një fustan madhështor i Nicole  dhe Felicia, më pas Jacquemus që të përshtatesha me Benjamin dhe në fund një fustan nga Diana Qerimi, një stiliste nga Kosova, të thurur tërësisht me grep.”

Për ceremoninë në kishë, iu desh ca më gjatë që të gjente fustanin e ëndrrave që erdhi vetëm tre muaj para dasmës. Kleofina shpjegon se donte të priste për momentin e duhur dhe jo të nxitonte. Ashtu  ndodhi. Fustani erdhi thuajse në minutën e fundit, por për të ka rëndësi simbolika.

“Është krijuar rreth asaj që unë ndiej për Benjamin. Kur Nicole më tha ‘duhet të ndihesh në fustanin tënd njësoj siç të bën i fejuari yt të ndihesh’, ndryshoi plotësisht mënyrën time të të zgjedhurit. Nuk ishte më çështje prerjeje ose  trendi, por emocioni. Çdo detaj, nga volumi te materiali, ishte pasqyrim  i  kësaj lidhjeje.”

Personalizimi  i fustanit konsistonte me frazën “amor vincit omnia”, datën e dasmës dhe inicialet  “K+B” në ngjyrë blu,të qëndisura nga brenda. “Detaj i padukshëm për të tjerët, por thellësisht simbolik për të  dy ne.”

Ajo nuk e harron as reagimin e Benjamin kur e pa për herë të parë nuse. “Kishte një shikim që s’do ta  harroj kurrë. Një përzierje habie dhe emocioni  E pashë të buzëqeshte me lot në sy. Ndonjëherë s’ka nevojë për fjalë, një vështrim mjafton”, thotë Kleofina.

Ajo nuk harroi as rrënjët e saj duke zgjedhur fustane vezulluese mbrëmjesh nga Fjolla Haxhismajli, ndërsa fustani i banketit të mëngjesit u krijua nga duart e Diana Qerimit.

“Ajo bashkoi si formuese, çentrot e gjyshes së saj dhe simes për të krijuar fustanin e përsosur. U rrita e rrethuar nga këto simbole  kudo: në televizor, në tavolina dhe në çdo cep të shtëpisë në Kosovë.”

Veshjet e çiftit u krijuan bashkë, duke u ndërlidhur me njëra-tjetrën. Benjamin u vesh nga Giorgio Armani dhe gjatë banketit të mëngjesit, çifti zgjodhi Jacquemus.

Next Post
Kush ia vodhi votat Alimehmetit? Kandidati tregon abuzimet, flet dhe për “luftën” me Tabakun

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In