• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO magjepsëse të Përmetit e Bënjës në dhjetor! “Një thesar ende i pazbuluar”

by Java News
11/12/2016 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“S’i keni vizituar akoma?! Nuk e dini ç’keni humbur… mos kërkoni tjetër!” Me këto foto magjepsëse të postuar në Facebook e saj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, fton njerëzit që të vizitojnë Përmetin, Bënjën dhe të tjera vende me vlera të shumta, jo thjesht natyrore në këtë zonë.

Në vijim të fotove të sjella nga Përmeti i vjetër dhe bukuritë rrotull në Bënjë, ujërat termale, Leussë etj, Kumbaro, i përgjigjet dhe një komentuesi  duke iu rikthyer projekteve të Rilindjes Urbane në Përmet për transformimin dhe zhvillimin e tij. 

“Përmeti është një thesar i pazbuluar ku natyra ka qenë shumë bujare dhe njerëzit thellësisht të mirë që e kanë ruajtur të paprekur si në rrallë vise të tjera të Shqipërisë.

Por jam krejt në një mendje me ju që s’ka pasur asnjëherë në Përmet program zhvillimi të organizuar ku thesaret të kthehen në burim ekonomie dhe promovimi të vlerave.

Kjo është arsyeja pse e kemi futur Përmetin (më në fund!) në projektin e madh të rehabilitimit urban dhe të restaurimit të qendrave historike.

Përmeti është tashmë dhe për të parën herë pjesë e projektit të zhvillimit që kemi ndërtuar me Bankën Botërore ku do të financohen itineraret, qendra dhe mjedisi. Dhe prandaj ishim këto ditë në Përmet me drejtoreshën e Bankës Botërore sepse programi fillon zbatimin në muajt e parë të vitit 2017. Duhet dhe shumë promovim. Turistët vendas dhe të huaj duhet të dalin nga itineraret klasike dhe të stërnjohura e t’u kthehen zbulimit të perlave si Përmeti ku edhe vendi, edhe natyra, edhe njerëzit, edhe ushqimi, edhe klima janë të paçmuara. Ne duhet ta bëjmë të gjithë bashkë këtë.

Jam e bindur se po t’i integrojmë të gjitha këto për 2-3 vjet në Përmet s’do gjesh me vend të lirë për të fjetur ”, shkruan Kumbaro, raporton express.

Bënja është shpallur vetëm para pak kohësh Qendër e Mbrojtur Historike me vendim të Këshillit të Ministrave, e po njëlloj Këshilli Kombëtar i Restaurimit  ka vendosur edhe për Përmetin, i njohur ndryshe si qyteti i luleve.

 

Next Post
Maqedoni, zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor

Maqedoni, nis numërimi i votave, në njësinë nr.6 betejë e ashpër mes partive shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In