Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Institutin Bujqësor në qytetin e Lushnjes. Flakët kanë djegur gjithçka në tokat e institutit, të cilat kanë qenë të mbjella me palma, portokalle dhe barishte.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrëfikëset e qytetit të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit me vështirësi. Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /ma.me