• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ ‘Lum heroine’ brenda apartamentit të marrë me qira, arrestohen dy shqiptarë në Itali

by Java News
09/05/2020 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditen e djeshme policia italiane ka sekuestruar 34 kilogramë heroinë brenda një shtëpie në Montesilvano, çka konsiderohet si konfiskimi më i madh i drogës në Abruzzo në vitet e fundit.

Mediat italiane shkruajnë se policia e Arma bastisi një apartament, të marrë me qira nga dy shtetas shqiptarë, T.A., 28 vjeç dhe S.L., 48 vjeç dhe i arrestoi ata.

Në gjurmët e trafikantëve u arrit falë sekuestrimeve të kohëve të fundit të drogës të kryera në provincën Theatine dhe monitorimi i disa shpërndarësve që lëviznin midis Chieti, Francavilla al Mare, Pescara dhe Montesilvano.

Si rezultat i hetimeve u konstatua një rënie në shpërndarjen e lëndës narkotike për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, si në aspektin e trajtimit të drogës, ashtu edhe në furnizimin e sasive të mëdha të lëndës narkotike, për shkak të kontrolleve të rrepta në rrugë dhe autostradë.

Po këto hetime zbuluan se kur u afrua fundi i fazës së një prej urgjencave, si rritja e kërkesave për drogë nga persona të varur u organizua puna për ardhjen e një ngarkese të madhe droge.  Kështu u krijuan shërbime specifike që prisnin mbërritjen e dërgesës së lëndës narkotike që duhej të qetësonte tregun dhe fillimin e shpërndarjes në zona.

Arrestimi- Pasditen e kaluar, ndërsa policia po punonte në gjurmimin e grupit u vu re se një i ri nga Chieti, i varur nga droga ishte duke debatuar me dy shqiptarë. Menjëherë pasi dy burrat u larguan në drejtim të Pescara, ndërsa policia i ndiqte, ata vendosën të shkojnë përtej kufijve të krahinës së Theatine. Sapo mbërritën në Montesilvano, të dy shqiptarët dolën nga makina, hynë në një ndërtesë dhe pas pak momentesh, ndërsa policia i ishte vënë pas, njëri nga të dy u kthye me makinë.

Duke menduar se do të bëhej një shkëmbim droge dhe  kishin mbërritur te shitësi me shumicë, policia vendosi ta bllokonte atë para se të largohej. Policia i gjeti shqiptarit në posedim 4 qeskëza të mbyllura me nxehtësi të heroinës, pesha e të cilave llogaritet 500 gramë secila. Por një detaj habiti policinë italiane, fakti që ata kishin mbërritur në qendrën e shpërndarjes së heroinës dhe qeskëza ishte akoma e nxehtë, një indicie që tregonte se heroina sapo ishte paketuar.

Kështu policia vendosi në dispozicion për gjurmimin e lendes edhe qentë antidrogë ku u zbulua kontejnerët plastikë dhe çuan në identifikimin e laboratorit ku droga ishte e ndarë në qese gjysmë kile, për t’u dërguar për shpërndarje me pakicë në tregun e Abruzzo-s.

Menjëherë pas këtij momenti u gjendën brenda një dollapi dy çanta me 25 kilogramë heroinë dhe 5 kilogram që ishin bërë gati për shitje me pakicë. Gjithashtu u gjetën 3 qese me heroinë me një total peshe prej 2 kilogramësh, të fshehur në një zgavër nën tryezën e ngrënies. Droga e sekuestruar nga Carabinieri i Njësisë Hetuese të Komandës Provinciale të Chieti, nëse do të hidhej në treg, do t’i jepte organizatës kriminale rreth dy milion euro fitim.

Të arrestuarit, të cilët do të duhet të përgjigjen për akuzat e trafikut ndërkombëtar dhe ndalimin e paligjshëm të drogës, janë shoqëruar në burgun e Pescara-s.

heroine 1heroine 3heroine 4heroine 5heroine

g.kosovari

Next Post

Maks Velo, pak Perëndim në Orientin e trishtuar të së shkuarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com