Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në meksikë. Të paktën dy persona janë vrarë dhe një turist është plagosur në një sulm të tmerrshëm me armë në një vendpushim në Kankun në Meksikë, pasi një bandë e armatosur droge sulmoi një hotel dhe qëlloi me armë.
Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, shihen turistët teksa vrapojnë për t’u shpëtuar plumbave në resortin Hyatt Ziva Riviera Cancun në Meksikë.
Të shtënat ishin si pasojë e një konfrontimi midis një grupi tregtarësh droge në një plazh në Bahía Petempich, Puerto Morelos, njoftoi prokurori i përgjithshëm i Quintana Roo.
Sipas autoriteteve, dy të vdekurit janë trafikantë droge, ndërsa nuk ka turistë të rrëmbyer apo plagosur rëndë.
Një burrë është arrestuar – megjithëse raportet lokale sugjerojnë se të paktën tetë mund të jenë përfshirë në sulmin me armë dhe një person mund të jetë rrëmbyer.
Sipas reporterëve lokalë, ushtria meksikane ishte e pranishme në resort pak momente pas të shtënave.
/a.r