• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO) Luana kapet mat me milionerin nga Kosova, ish-i dashuri i Dafina Zeqirit

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga një histori e fshehtë filmash romantikë, tashmë është shndërruar në lidhjen më të përfolur të momentit, tani dhe me fakte. Pas gati gjashtë muajsh hamendësime mediatike se prezantuesja e “Top Channel”, Luana Vjollca, po shijon një romancë dashurie me menaxherin dhe biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, janë shkrepur fotot e para të çiftit, ndërsa po dilnin nga një restorant i njohur në Tiranë, raporton “Panorama Plus”.

Revista “Story” ka botuar në kopertinën e numrit të shtatorit fotot e para të çiftit, të shkrepura në “Lion Park”, të kapur dorë për dore pasi kishin shijuar një drekë romantike. Sipas kësaj reviste, të shtunën e 10 shtatorit, Luana u kap mat me partnerin pasanik nga Prishtina, Krenar Çoçaj.

lua1

Luana u fotografua në momentin që dilnin nga restoranti i njohur në kryeqytet me 28- vjeçarin, i cili njihet si ish i dashuri i Dafina Zeqirit, këngëtaren që e menaxhoi prej vitesh deri në momentin e ndarjes. Kjo drekë në Tiranë është e para pas kthimit të çiftit nga pushimet në Punta Cana në Republikën Domenikane, ku Luana festoi 25-vjetorin, një dhuratë e të dashurit.

lua2

Bie në sy fakti që nga ai udhëtim mbante ende flokët gërshetë, e veshur me fustan të zi të shkurtër, atlete të kuqe dhe buzët në ngjyrën e kuqe të zjarrtë. Luana dhe Krenari u panë të zbrisnin nga një makinë “Range Rover” e bardhë, që e ngiste Krenari dhe pas hyrjes në restorant, ata u rehatuan në një cep intim, ku shijuan një drekë të shijshme me ëmbëlsira në fund.

Kjo është hera e parë në kaq vite karrierë televizive që Luana fotografohet me të dashurin, pasi në të gjitha rastet e mëparshme kur është përfolur, gjithçka ka ngelur në nivelin e një thashethmnaje, pasi nuk është dokumentuar me foto.

Sipas të njëjtës revistë, Luana dhe Krenari shfaqen kaq afër në publik vetëm pas gjashtë muajsh lidhje sekrete mes Tiranës dhe Prishtinës. Kjo periudhë pauze në television e Luanës, pasi ende nuk dihet se ku do të shfaqet këtë sezon në “Top Channel”, ka shkuar në favor të lidhjes, duke kaluar më shumë kohë me Krenarin.

PASANIKU QË PO KËNAQ LUANËN, PUSHIME LUKSOZE DHE VESHJE TË SHTRENJTA

Më shumë se sa për pamjen e tij, Krenar Çoçaj njihet në Prishtinë si 28-vjeçari pasanik që po kënaq Luanën, duke filluar me pushimet përrallore në destinacionet më lukzoze të botës, e deri te veshjet e shtrenjta markë.

Për herë të parë prezantuesja e “Top Channel” u përfol gjashtë muaj më parë për një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet në Santorini, ishin ato që ngacmuan fantazinë e mediave për të mësuar se kush e shoqëronte atje, ndërkohë që ishte përmendur emri i Krenar Çoçajt.

Me anë të një postimi në Instagram, Luana përdori si kod datën 10 korrik 2016, që është edhe ditëlindja e Krenarit. Ai kishte ideuar një festë intime për 28-vjetor, vetëm për vetëm me Luanën në Santorini.

Por njohja me Krenarin nuk ka kaluar pa u vënë re, për sa i përket ndryshimit të stilit të saj të jetës së moderatores së “Pa limit” në “E Diell”. Jeta e Luanës ka ndryshuar, pasi luksi e udhëtimet romantike jashtë vendit, janë gjithnjë e më të shpeshta për të. Kuriozitet ka shfaqur më shumë Krenari, dhe se çfarë bën ai në jetë?

Ai menaxhon bizneset e familjes, që kryesohet nga një rrjet furrash buke, burimi kryesor i të ardhurave. Sa u takon preferencave për femrat, ai njihet si djali i apasionuar pas vajzave VIP, pasi përveç Dafina Zeqirit, (lidhjen me të cilën e ka dokumentuar me pjesëmarrjen në skenat e klipit të saj, të xhiruar në Australi), ai vitin e kaluar i dha fund lidhjes me modelen seksi, Laureta Maqedonci.

Në Prishtinë njihet si shumë tip i shkathët dhe mik i ngushtë i Getoar Selimit. Madje ka qenë pikërisht reperi i famshëm i “Babastars”, që e ka prezantuar me Luanën, si motra e të dashurës së tij aktuale, Marina Vjollca./Panorama

Next Post
Brisida Shehaj dhe Pranvera Fagu flasin për largimin nga Tatimet e Doganat

Brisida Shehaj dhe Pranvera Fagu flasin për largimin nga Tatimet e Doganat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In