• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

(FOTO) Terrori në Londër/ Bilanci 3 të vdekur dhe 12 të plagosur

by Java News
22/03/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BBC sapo ka raportuar se numri i të vdekurve ka arritur në 3 persona. Personi i fundit që u raportua i vdekur është polici i cili u ther me thikë nga sulmuesi në afërsi të ndërtesës së Parlamentit në Londër.

Policia britanike ka hapur zjarr dhe ka vrarë një person që ka tentuar të hyjë në Parlament, mes raportimeve se një automjet është përplasur me këmbësorë në urën “Westminster”.
Agresori me thikë, i përshkruar si një aziatik rreth të 40-ave, arriti të futej në kopshtin e Parlamentit dhe ka gjuajtur me thikë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje. Oficeri, sipas një gazetari të huaj që raporton përmes “Twitter”-it, dyshohet të ketë humbur jetën, pasi trupi i tij është mbuluar. Ne perfundim te kesaj ngjarje te rende behet e ditur se bilnanci eshte 3 te vdekur ku njeri eshte agresori, tjetri eshte polic, ndersa viktima e trete eshte nje grua qe eshte goditur nga makina e agresorit. 

Më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet “4×4” në urën “Westminster”, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve. Tri trupa dukeshin qartë të shtrirë jashtë Parlamentit, ndërsa ndërtesa është rrethuar dhe mbyllur me urgjencë.

Kryeministrja Theresa raportohet të jetë futur në një makinë nga një oficer policie i veshur jo me uniformë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Agresori thuhet se ka qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin gjatë urës “Westminster”, përpara se të përplasej me gardhin e Dhomës së Parlamentit dhe të futej në kopsht. Punimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë pezulluar nga nënkryetarja Lindsay Hoyle. Deputetët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda e të mos dalin jashtë.

Njerëzit jashtë pallatit shiheshin teksa vraponin, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë helikopterë të ndihmës së shpejtë mjekësore, ndërsa të pranishme janë edhe 12 makina policie dhe furgonë. Incidenti dramatik vjen pak javë pasi u mësua se shërbimet sekrete britanike kanë bërë të dështojnë 13 sulme potenciale në më pak se 4 javë, ndërsa njësitë e Antiterrorizmit janë duke funksionuar me më shumë se 500 hetues në terren. Niveli zyrtar i kërcënimit nga terrorizmi ndërkombëtar ka mbetur në të njëjtin nivel, “i rëndë”, duke nënkuptuar se një sulm “është tejet i mundshëm”, një situatë që vijon prej mbi dy vitesh.

Gazetarë në vendngjarje raportojnë se disa persona u panë të mjekoheshin duke publikuar në rrjete sociale dhe foto nga vendngjarja, kurse të tjerë thanë se, policia e kishte eliminuar ndërkohë personin që mbante thikë në dorë.

Ora 16:40-Policia bën me dije se ngjarja po hetohet si nje sulm terrorist

Ora 16:20-Ndërkaq nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm janë bllokuar stacionet kryesore të qarkullimit në kryeqytetin britanik.

Ngjarja

Disa të shtëna dhe një person që mbante një thikë në dorë u qëllua nga policia britanike para godinës së parlamentit. Ngjarja u shënua rreth orës 2.35 minuta kur u dëgjuan përplasje dhe të shtëna ndërsa deputetët u detyruan të qëndrojnë brenda sallës.

Ndërkaq një makinë është përplasur dhe ka rrëzuar gardhin rrethues të hekurit të Parlamentit. Mësohet se nga ky episod ka disa të plagosur. Dëshmitarë pohuan se në fillim ka pasur zhurma dhe britma, ndërsa ishte parë një person me thikë që qëndronte para godinës së Parlamentit.

Gazetarë në vendngjarje raportojnë se disa persona u panë të mjekoheshin duke publikuar në rrjete sociale dhe foto nga vendngjarja, kurse të tjerë thanë se, policia e kishte eliminuar ndërkohë personin që mbante thikë në dorë. Ndërkaq nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm janë bllokuar stacionet kryesore të qarkullimit në kryeqytetin britanik. Spikeri i Parlamentit menjëherë njoftoi deputetët se seanca ndërpritej, por ata nuk duhet të lëviznin në asnjë mënyrë nga godina dhe se duhet të qëndronin aty. /ma.me

Next Post
Pas protestave qytetare prefekti i Leçes pezullon punimet për TAP

Pas protestave qytetare prefekti i Leçes pezullon punimet për TAP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In