• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Llampadarë dhe mermerë, brenda sistemit të metrosë misterioze në Korenë Veriore  

by Java News
16/11/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
E fshehur 100 metra nën tokë metroja Pyongyang është një nga sistemet e trenave për udhëtarë më të thella në botë. Gjithashtu është një nga më misteriozet. Disa mijëra turistë vizitojnë Republikën Demokratike të Koresë çdo vit.
Vizitat pranohen vetëm nëpërmjet grupeve turistike të veçanta, itineraret planifikohen përgjithësisht nga guidat turistike, dhe zona të caktuara janë rreptësisht të kufizuara nga jashtë, kështu që jeta e përditshme në Korean Veriore është e fshehur nga të huajt. Por kur fotografja 25-vjeçare, Elaine Li bëri udhëtimin e saj të parë në kryeqytetin e Koresë Veriore në Tetor, ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte ndjenja e familjaritetit. Lindur dhe rritur në Hong Kong, Li nuk është e panjohur me jetën e qytetit. Profili i saj i mbushur kryesisht me imazhe të qiellgërvishtëseve, trafikut të bllokuar, dhe udhëtimeve zbavitëse, i ka siguruar fotografes së re një ndjekje prej 133,000 njerëzish në Instagram. Në një kohë kur shkolla, restorantet dhe monumentet ishin në itienerarin e saj, një udhëtim me metro e bëri atë të ndihej si në shtëpi.
Ajo tregoi për këtë eksperiencë në CNNCNN: Cila ishtë përshtypja juaj e parë për Metronë Pyongyang?
Gjëja e parë që vura re ishte se ndonëse dritat nëpër stacione janë shumë të zbehta, pjesa e brendshme është shumë dekorative. Ti shikon llampadarë nëpër tavane, shtylla prej mermeri dhe piktura të Kim Jong Il. Gjëja tjetër që vura re janë mbajtëset e gazetave që shfaqen në ekran brenda platformës – shikon njerëz që qëndrojnë përreth tyre dhe i lexojnë.
Kjo ishte shumë interesante për mua sepse në qytetet kozmopolite si Hong Kongu, ne bombardohemi me reklama. Në Pyongyan bombardohesh me propaganda.
Ju kufizuan ndonjë gjë kur ishit duke fotografuar në metro?
Në fakt unë nuk isha për një çështje ku duhet të merrja leje për të bërë foto në trena ose stacione. Giuda turistike na shoqëroi gjatë gjithë udhëtimit, por në platformë ne ishim të lirë për të bredhur përreth. Ndërsa sa për udhëtimin brenda trenit ne ishim të lejuar vetëm për disa ndalesa, dhe për të zbritur në disa stacione të caktuara. I vetmi kufizim ishte që nuk na u lejua të bënim foto brenda tuneleve, dhe nuk e di përse.
Si ishte udhëtimi brenda trenit?
Gjëja e parë që vura re ishte qetësia. Dukej kaq i urtë,-askush nuk fliste asgjë, dhe ndoshta mund të përshkruhet si “ i pajetë”. Por pastaj u ktheva në metronë e Hong Kongut dhe kuptova….njerëzit këtu nuk e kanë atë komunikim aq të mirë. Edhe pse trenat në Hong Kong janë të zhurmshëm dhe duken plot jetë në pamje të parë, realiteti është se udhëtarët këtu nuk komunikojnë. Ata janë të mbyllur brenda smartfonave të tyre. Në Pyongyang unë pashë disa persona me smartfon por ishin shumë pak. Në vend të kësaj ata ishin duke shikuar rreth e rrotull, dukeshin thuajse të turpshëm, por jo kur I flisnin njëri tjetrit. Unë kuptova se në njëfarë mënyre ky udhëtim ishte thjesht si shumë udhëtime të tjera në shumë qytete aziatike.
A komunikuat me ndonjë udhëtar?
Në një moment thuajse e humba trenin tim, sepse isha duke I bërë një foto një vajze që ishte faturino, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit tim ishte në tren d he dera u mbyll.
Faturinoja që isha duke fotografuar i fërshelleu shoferit të trenit duke I treguar që ai duhet të hapte derën dhe të më linte të futesha. Një tjetër komunikim ishte me një burrë të moshuar. Doja që ti lija atij vendin tim kështu që e preka në sup, por në fillim ai nuk më kuptoi. Kështu një grua tjetër komunikoi me të duke I thënë që po I lija vendin. Këto komunikime ishin padyshim pjesët më interesante të udhëtimit tim. Ata ishin kaq të pakët por kaq humanë. Më kujtuan se kudo që të jemi, ne të gjithë I kemi këto interesa të përbashkëta njerëzore, siç është të kujdesemi për më të vjetrit.
Si ka qenë reagimi për fotografitë tuaja?
Ka qenë i shumëllojshëm. Disa njerëz thonë se këto imazhe janë për të hapur sytë, dhe tregojnë një anë të vendit që ata nuk e shohin zakonisht.Të tjerë pyesin se përse duhet të shkoja në Korenë e Veriut në radhë të parë, dhe pastaj supozojnë se imazhet e mia janë propaganda dhe se unë jam sponsorizuar nga Korea e Veriut.Paragjykimet që kanë njerëzit u reflektuan në komentet që mora. Por unë thjesht doja të dokumentoja atë që kisha para syve, dhe të ndaja atë që përjetova sa më me çiltërsi që të mundesha.  /ma.me
m1m2m3m4m5
Next Post
FOTO/ Nuk do ta besoni si duket Ingrit Gjoni pa make-up dhe e sapo dalë nga dushi

FOTO/ Nuk do ta besoni si duket Ingrit Gjoni pa make-up dhe e sapo dalë nga dushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com