Aulona Musta është një nga moderatoret më thumbuese të ekranit dhe shpesh herë i ngacmon të gjithë me postime të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi moderatorja është me pushime dhe bën postime të njëpasnjëshme me rroba banjoje. Së fundmi Aulona ka postuar një foto ku shihet se ka rrethuar bashkëshortin e saj me këmbët në bel. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është përshkrimi që i ka vënë fotos. “Latë nam! Jnei dhe prindër ju!”- shkruan moderatorja duke ditur shumë mirë se do të ngacmohej nga komentuesit e shumtë. /ma.me