Adriatik Lapaj pretendon se përfaqëson mentalitetin e ri në hapësirën publike dhe atë politike të Shqipërisë.
Nga një figurë e tillë, gjëja e parë që pritet është aftësia për të pranuar mendimin ndryshe dhe debatin konstruktiv.
Por me sa duket nuk është ky rasti me Lapajn, pasi ai ka nisur të spastrojë komentuesit në faqen e tij facebook që shprehin mendime jo në të njejtën linjë me të.
Janë vetë përdoruesit e facebook ata që denoncojnë sjelljen e Lapajt me audiencën online.
Veprimet e Lapajt me ndjekësit e tij ngrejnë dyshime se në të vërtetë, pas aktivistit të “zellshëm” me kauzat publike, fshihet një populist i zakonshëm i jetës politike shqiptare.
Ja cfarë shkruan një ndjekës i tij:
Jam nje ndjekes i rregullt i Adriatik Lapaj dhe Shqiperia Behet. Kam komentuar ne postimet e Adriatikut duke shprehur mendimin tim, qe sigurisht jo gjithmone perputhet me mendimin e Adriatik Lapaj. Por jetojme ne demokraci ne fund te fundit, apo jo?! Dje Adriatiku kishte ndare me ndjekesit e nje status ku kundershtonte qarkullimin e drejtuesve te qarqeve te partive kryesore politike. Komentova duke i thene se kjo eshte nje zgjedhje taktike. Ashtu si Adriatiku vet kosh zgjedhur te ishte i pari ne liste ne cdo qark, parti te tjera kane zgjedhur te ndryshojne te paret e qarqeve e t’i qarkullojne ato. Per me teper, i kujtova Adriatikut se ai vet ka ndryshuar parti, jo me qark, duke kaluar nga Aleanca Kuq e Zi tek Shqiperia Behet. Dhe ndryshimi i partive, lidereve, ideologjise eshte me e rende se ndryshimi i qarqeve. Asnje sharje, asnje fyerje. Shfrytezova lirine time te shprehjes, ne respekt te plote te mendimit te te tjereve. A e dini cfare ndodhi? Me bllokoi menjehere. Dhe ky njeri pretendon se eshte modeli i ri i politikanit. Demokrati dhe mendje hapuri. Turp.
Ku pranon Llapa mendinin ndryshe, au eshte je Koke e madhe
Si mendon,pse u shperbe aleanca kuq e zi,duhet te largohen nga mendimet e idete,per te ardhmen e tyre.Te mose kene te drejte te mendojne nji te ardhme ,per nji parti tjeter qe i sherben popullit e vendit.Gjithsesi Adriatik Lapaj,e drejtuesit e tjere te partive te reja,jane te rinje te arsimuar,e nuke jane denoncuar per asnji gje te pa ligjeshme.Prandaj ne kta drejtues duhet ti ndihmojme,e te punojme forte,qe te largojme perbideshat e 34 viteve,qe na kane vjedhur e plackite vendin,na ropen per se gjalli.