Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, gruas së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.
‘Sadie Agolli ishte hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit dhe kur ai iku, ishte pak si për të shkuar përpara për të parë banesën tjetër, ku Sadia i është bashkuar tanimë pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën. Lamtumirë Sadie!’, shkruan Rama.
Sadije Agolli u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. Sadija ndërroi jetë në spitalin e Neurologjisë ku ndodhej prej një jave. Ikja e saj vjen dy vite pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Agolli.
/a.meta