Mediat pranë PD-LSI, kanë nisur të raportojnë se Edi Rama ka nisur të paguajë kandidatët që janë në listë për t’u bërë deputetë, qindra mijëra euro. Një prej tyre është edhe Sazan Guri.
Ai pretendon se i janë ofruar 300 mijë euro, që të bëhet deputet. Ironia është se Guri nuk e ka fare emrin në listë. Por edhe sikur ta kishte, ky muhabet është mbyllur, pasi mandati i deputetit në Qarkun e Beratit, i ka kaluar Lefter Maliqit.
/a.meta