Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj u përplas fizikisht sot me deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati.
Pas përplasjes në ambientet e Kuvendit, Sinaj dhe Nallbati janë përballur me njëri-tjetrin sërish jashtë sallës së Parlamentit.
Në një fotografi të realizuar nga fotografi Agim Rama, deputeti socialist ndodhet përballë Nallbatit dhe duket se i kërkon sqarime këtij të fundit lidhur me ngjarjen që ndodhi vetëm disa minuta më parë mes të dyve.
Nderkohe qe ngjitur me Nallbatin eshte i ‘kudondodhuri’ Flamur Noka, ne sfond shihet dhe deputetja e Partise se Lirise, Monika Kryemadhi!/m.j