• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO LAJM: Të gjithë sus para një holograme

by A M
08/09/2024 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I poshtëruar nga Edi Rama në fjalimin e Asamblesë së PS, Sali Berisha ka vendosur të reagojë, por që imazhi i këtij reagimi u kthye në parodi.

Krerët e 12 qarqeve të PD i rrijnë sus Berishës që nuk është i “gjallë” por një hologramë skype.

Për kronikë, Lideri i PD ka mbledhur pasditen e së dielës drejtuesit e rinj politikë të Partisë Demokratike në qarqe, duke folur ne skype nga kati 8.

Në këtë takim të parë që nga mbledhja e Kryesisë, Sali Berisha u tha 12 drejtuesve të rinj të PD-së se misioni që kanë marrë është më i rëndësishmi i jetës së tyre, raporton A2.

Kryedemokrati tha se detyra e tyre kryesore është “inicimi sa më parë i një revolte popullore për arritjen e një qeverie teknike, për zgjedhje të lira e të ndershme.”

“Misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës suaj. Sepse, suksesi i këtij misioni, është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet. Për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Për rivendosjen e shtetit ligjor. Respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Por, dhe rikthimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e prosperitetit, vokacionit perëndimor të kombit.”

Po ashtu, Berisha kërkoi nga drejtuesit e rinj politikë në qarqe që të riorganizojnë partinë.

“Detyra juaj është detyrë shumë e veçantë. Si lider, të PD në qarqet ku jeni ngarkuar, kërkon që ju të jeni organizatorë të shkëlqyer, kërkon që ju me ekipin lokal, të riorganizoni Partinë Demokratike. Kemi një nevojë jetike vendimtare për një organizim solid. Ju vetë duhet të jeni të gatshëm, të organizoni demokratët, ata aty janë, ata presin t’i organizojnë. Veç organizimit, detyra juaj është t’i frymëzoni. Nëse e bëni këtë, ju garantoj se forcë në botë që të pengojë realizimin e qëllimeve tona objektive…”

Mes përgatitjes për protesta apo për fushatë, Berisha tha se për demokratët, përparësi absolute kanë protestat./Tema

Next Post
Shkak i plagosjes një konflikt i hershëm, detajet e ngjarjes në Shkodër

Shkak i plagosjes një konflikt i hershëm, detajet e ngjarjes në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com