Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar sot në Beograd me Olena Zelenskën, bashkëshorten e presidentit ukrainas Volodymey Zelensky, e cila prej ditës së djeshme po viziton kryeqytetin serb.
Sipas mediave tema e takimit ishin lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe çështjet humanitare.
“Ne folëm veçanërisht për nevojat e kategorive më të kërcënuara të popullatës dhe fëmijëve, të cilët janë më të cenuarit në çdo konflikt”,- ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram, siç raportojnë mediat./m.j