E vogla e familjes Kardashian, Kylie Jenner nuk e ka problem të shpenzojë shuma të mëdha pasi tani ajo është renditur nga revista Forbes në listë e miliarderëve.
Ajo po merr me qira një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në Malibu, që dikur ishte në pronësi të Yolanda Hadid, nga Real Housewives Of Beverly Hills.
Qiramarrësit mund të paguajnë 450,000 $ në muaj për kënaqësinë e qëndrimit në pronë, e cila jepet me qira nga Elite Luxury Homes.
Vila është e vendosur në një kodër me një pamje nga Oqeani Paqësor dhe Chichi Carbon Beach, sipas Variety.
Carbon Beach ka pseudonimin “Billionaire’s Beach” pasi aty kanë prona emra si David Geffen dhe Larry Ellison.
Investitori Multibillionaire Robert F. Smith dhe bashkëshortja e tij, janë pronarët e tanishëm të shtëpisë ku Kylie do të qëndrojë.
Kylie ka marrë rezidencën në zonën më të bukur me të dashurin e saj rapper Travis Scott, babai i vajzës së saj njëvjeçare Stormi.
Vajza e Yolanda 22-vjeçare Bella Hadid është edhe një nga miqtë më të mirë të motrës së madhe 23-vjeçare të Kylie, Kendall Jenner.
g.kosovari