• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Ky është piloti 68 vjeçar i avionit të rrëzuar në Ishëm, ka qenë i dënuar për korrupsion

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italiane shkruajnë se Guidi është arrestuar më parë pas një aksidenti në vitin 2006. Guido Andrea Guidi, piloti i avionit të rrëzuar këtë të enjte në Ishëm të Durrësit, rezulton i akuzuar në Itali për korrupsion.

Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Lartë italiane, 68-vjeçari Guidi, është dënuar me një vit burg për ryshfet për të ndryshuar dëshmitë lidhur me një aksident ajror të ndodhur në aeroportin e Linates në Milano.

Bëhet fjalë për një aksident të një avioni të vogël i cili i përkiste kompanisë ajrore “Eurojet Italia” për të cilin Guidi ishte edhe bashkëpronar.

Guidi, në atë kohë drejtor i operacioneve të fluturimit të Eurojet, për të mbrojtur kompaninë e tij i ka paguar shumën prej 125 mijë euro një zyrtari të prokurorisë së Milanos, Marco Cimaglia, që merrej me hetimin e çështjes, me qëllim ndryshimin e dëshmive, duke i ofruar si konsulentë të hetimit një teknik të kompanisë së vet për dhënien e dëshmisë mbi gjendjen teknike të avionit.

Konsulenti teknik do të jepte të dhëna se gjendja teknike e avionit ishte në rregull dhe se shkak për aksidentin ishte tufa e zogjve që u përplas në motor duke i shkaktuar flakë.

Në aksidentin e ndodhur në qershor të vitit 2003, humbën jetën të dy pilotët që ndodheshin në avion. Sipas gazetës italiane L’Unita” në atë kohë, ngjarja është parë në transmetim të drejtpërdrejtë nga kanali publik Rai Tre, ndërkohë që po pasqyrohej gara sportive e çiklistëve italianë. Avioni i kompanisë ajrore Eurojet i cili përdorej edhe për shërbimet eurotaksi, pasi u përplas me një tufë zogjsh ra mbi një fabrikë të prodhimit të pompave hidraulike duke i shkaktuar zjarr të menjëhershëm.

Në shpjegimet e para që ka dhënë për fluturimin e sotëm, piloti italian thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.

Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det. Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni./news24/a.k

Next Post
FOTO e nxehtë nga pushimet e Kim Kardashian

Kim Kardashian: Kam bërë 6 mijë ‘selfie’ në 4 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In