Ky që shihni në foto është Leo Nikaj, 29-vjeçari nga Xhafzotaj që për arsye ende të panjohura ekzekutoi me çifte dy prindërit e tij Ali dhe Junije Nika.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se i riu 29-vjeçar, fotot e të cilit i ka siguruar gazetarja Klodjana Haxhiaj i ka vrarë prindërit Ali dhe Junije Nika brenda në banesë me armë zjarri, pak kohë pasi ishte kthyer nga emigrimi.
Kur është arrestuar, autori ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka dyshime të forta që mund të vuante nga depresioni. Policia e Durrësit tha se viktimat i ka gjetur të shtrirë të dy në derën kryesore të banesës.
Njoftimi i policisë
Durrës, më 29.06.2017. Informacion-paraprak. Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. i cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.