Gjatë ditës së sotme, pasi Prokuroria e Sarandës lëshoi 10 urdhër-arreste për punonjësit në bashkinë dhe kadastrën e qytetit, erdhën 3 arrestime.
Policia arrestoi drejtorin e urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga si dhe një noter Aleko Anagnosti si dhe juristja e Zyrës së Hipotekës në Sarandë, Rovena Alikaj.
Zyrtarët në fjalë akuzohen se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.
Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës.
Përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar tashmë tek persona të tretë./m.j