Fotoja që shihni është e 51-vjeçarit Artan Ismalaja dhe bashkëshoertes së tij, Klarita Ismalaja. 51-vjeçari e vrau bashkëshorten me thikë, më pas tentoi të vrasë edhe veten.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën paradite, ku Ismalaja masakroi bashkëshorten brenda në makinë, në ambientet e një magazinë.
Ka qenë roja i magazinës ai që ka njoftuar policinë. Në fillim ai kishte menduar se ata ishin në një momet intim, por më pas ka parë gjak dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Tashmë, 51-vjeçari është arrestuar në spital, ku po merr edhe ndihmën mjekësore pas vetëlëndimit.