• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Kush është shqiptari i vrarë nga forcat e regjimit në Aleppo

by A R
15/12/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat qeveritare të Bashar Al-Assadit që po luftojnë kundër xhihadistëve të ISIS-së dhe grupeve të tjera rebele në Aleppo kanë publikuar së fundmi kopjen e pasaportës të një shqiptari që edhe më herët është raportuar të jetë vrarë prej tyre gjatë luftimeve për marrjen nën kontroll të qytetit.

pasaporta

Bëhet fjalë pikërisht për Hamit Muslija, që siç raporton “BalkanWeb”, rezulton edhe nga kopja e pasaportës të jetë shtetas shqiptar, e që ka hyrë në Siri nëpërmjet një vize të marrë në vitin 2011 nga ambasada e Arabisë Saudite.

Për herë të parë emri i Hamit Muslija u bë publik gjatë procesit hetimor kundër grupit të 9 xhihadistëve shqiptarë të hetuar dhe dënuar tashmë në total me 109 vite burgim.

Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që zbardhi fillimisht emrat e 6 shqiptarëve që dyshoheshin të ishin vrarë në Siri, të cilët ishin rekrutuar pikërisht nga grupi i akuzuar për terrorizëm dhe Xhihad.

Aso kohe organi i akuzës konfirmoi se kishte marrë një raport të gjatë të dërguar nga SHISH ku, siç raporton “BalkanWeb” flitej për të gjithë procesin e kryer, rekrutimet, dërgimet në Siri, përfshirjen në luftë dhe pasojat.

Më poshtë, pjesa për Hamit Muslija, shkëputur nga materialet e raportit të SHISH:

hamit muslija 2

“….Hamit Muslija (Ebu Enes), i biri i Veli dhe i Nurije, i datelindjes 28.09.1973, lindur ne Micoj, Puke e banues në Rrugën ‘Babë Rexha’, Tiranë, me gjendje civile i martuar. Ka dale nga PKK Rinas ne date 28.01.2013, me linjen Stamboll 1473 – 1474.
Hamit Muslija, ka udhëtuar më 28.01.2013 nga Tirana për në Stamboll, Turqi. Udhëtimi i tij është frymëzuar nga objekti Genci Balla, financuar nga shtetasi Ebu Usejd (shqiptar nen hetim) dhe me mbështetjen logjistike të objektit Bujar Hysa. Bashkë me Hamit Muslija kanë udhëtuar edhe 3 djem. Më datë 10.10.2013, Bujar Hysa u ka treguar lidhjeve të tij se: “…nga muxhahidët shqiptarë që janë në Siri, ka rënë shehid (Deshmor) vëllai mysliman me emrin fetar Ebu Enesi nga Lapraka”. Njëri nga të pranishmit u shpreh se “…Ebu Enesi është vëllai musliman Hamit Muslija…”.

Bujar Hysa është shprehur se: “Inshalla Ebu Enesi, ka rënë shehid, e ne duhet të gëzohemi për këtë gjë, të gëzohemi për të që Allahu ia mundësoi xhehnetin (parajsa) si shehid. Ne duhet të mërzitemi për vetet tona që allahu nuk na e ka mundësuar shehidllikun, e inshalla ia mundëson secilit prej nesh dhe çdo myslimani të devotshëm. Kjo është ajo që duhet të na mërzisë dhe jo vdekja e atij vëllait, se ai ka marrë gradën më të lartë te allahu, shehid inshalla”. Njoftimi për vrasjen e Hamit Muslija në internet, facebook është bërë nga antarë të grupit “Islami Feja e Vërtetë”. Në facebook është hedhur foto e mëposhtme e Ebu Enesit (Hamit Muslija), Foto 1.

Nga verifikimet rezulton që bashkëshortja e Hamit Muslisë bashkë me katër fëmijët, ka udhëtuar në drejtim të Turqisë në datën 19.07.2013, me linjën “Turkish Airlines”, TK  1473/1474 Stamboll dhe nuk rezulton të jetë kthyer. Vebije Muslija (mbiemri i vajzërisë Mehaj), e datëlindjes 05.04.1978 se bashku me femijet.

Tashmë vrasja e Hamit Musliaj është konfirmuar zyrtarisht edhe nga forcat qeveritare siriane./a.m.

Next Post
VIDEO/ Banorët të terrorizuar… një objekt misterioz bie nga qielli në tokë, duke shkaktuar një krater…

VIDEO/ Banorët të terrorizuar... një objekt misterioz bie nga qielli në tokë, duke shkaktuar një krater...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

June 26, 2026
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

June 26, 2026
Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

June 26, 2026
“Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij”, analisti: Goxhaj, propagandues i politikës iraniane dhe ruse në Shqipëri

“Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij”, analisti: Goxhaj, propagandues i politikës iraniane dhe ruse në Shqipëri

June 26, 2026
“Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq”, deklarata e punonjëses së administratës shkakton të qeshura

“Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq”, deklarata e punonjëses së administratës shkakton të qeshura

June 26, 2026
E shpallur “non grata” në Shqipëri, Ikballe Huduti: Kurti është lideri im politik, Khamenei lideri im shpirtëror (VIDEO)

E shpallur “non grata” në Shqipëri, Ikballe Huduti: Kurti është lideri im politik, Khamenei lideri im shpirtëror (VIDEO)

June 26, 2026
Skandali i Katarit/ Deri në 2 mijë tifozë dyshohet se u paguan për të mbështetur kombëtaren

Skandali i Katarit/ Deri në 2 mijë tifozë dyshohet se u paguan për të mbështetur kombëtaren

June 26, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Rreth protestës vjen fantazma e Atdheut

June 26, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Tërmetet në Venezuelë, Japoni dhe Kaliforni, sizmiologu tregon nëse ka ndikim në vendin tonë

June 26, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

“Na pret një fundjavë përvëluese”, sinoptikania paralajmëron temperatura deri në 39°C

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In