• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Kush është kasapi shqiptar që vrau me hanxhar ish të dashurën ukrainase dhe partnerin e saj grek

by Java News
19/10/2020 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet fotoja e 45-vjeçarit shqiptar që vrau me hanxhar ish të dashurën Fotini Svitlana dhe partnerin e saj të ri grek, 42-vjeçarin Ioannis Zonitsas, me profesion farmacist në ishullin Loutraki, në Greqi.

Viktimat ishin takuar vetëm dy javë më parë.

I identifikuar me emrin Nikos, shqiptari dyshohet që të ketë kaluar ilegalisht në Shqipëri pas krimit makabër, pasi nga të dhënat zyrtare në stacionet kufitare nuk figuron emri në sistem.

45-vjeçari, shqiptar, mësohet se ishte arrestuar në 2014 për grabitje dhe do të lihej i lirë tre vite më pas, në 2017.

Prej asaj kohe, ai jetonte në një apartament në Moschato dhe çdo ditë të parë të muajit duhej të paraqitet në stacionin e policisë. Por prej një jave, pas krimit, ai figuron i zhdukur.

Policia greke e kërkoi  kërkoi kudo, por “kasapi” nuk gjendet askund. Ndoshta, thotë policia, gjatë 17 orëve që kaluan derisa u zbulua vrasja e dyfishtë, 45-vjeçari mund të jetë larguar në Shqipëri.

Nënë e një vajzë 20 vjeçare dhe e divorcuar nga babai i vajzës, një biznesmen grek në Mykonos, Fotini do të njihej me shqiptarin në fillim të këtij viti, që për fat të keq u bë dhe vrasësi i saj.

Marrëdhënia e saj me 45-vjeçarin Nikos që nga javët e para ishte e stuhishme. Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me tensione dhe debate të përditshme, por edhe dhunë.

E ndërsa pak e dinin se çfarë po kalonte me Nikos, 43-vjeçarja po përparonte me planet e saj të biznesit: ajo bleu një tokë dhe filloi ndërtimin e një vile luksoze buzë liqenit në Loutraki.  Në fillim të verës, ajo e kishte vizituar atë së bashku me shqiptarin 45-vjeçar.

Nikos, i verbuar nga pasioni dhe dashuria e pakontrollueshme, nuk pranoi kurrë që ajo ta refuzonte dhe të mos e donte më. “Ose unë ose askush …” mësohet ti ketë thënë 45-vjeçari.

Kjo “dashuri e sëmurë” do të mbyllej dhe me fundin fatal.

g.kosovari

Next Post
“Vora me një pamje të re”/ Rama e Ahmetaj inspektojnë punimet, javën tjetër nis ndërtimi i pallateve në Durrës

“Vora me një pamje të re”/ Rama e Ahmetaj inspektojnë punimet, javën tjetër nis ndërtimi i pallateve në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

January 16, 2026
Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

January 16, 2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

January 16, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In