• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Kush është gruaja e tretë e rrezikshme e “El Chapo”-s. E fshehur pas petkut të një nëne shembullore, ish-Miss-i tarafikonte kokainë

by Java News
25/02/2021 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja e bosit të drogës meksikan Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se dhe ajo vetë është marrë me drogë.

Emma Coronel Aispuro, 31-vjeçe, është kapur në aeroportin ndërkombëtar Dalls. Ajo akuzohet për pjesëmarrje në shpërndarjen e kokainës, amfetaminës, heroinës dhe marjuanës. Coronel si vajzë ka marrë pjesë në garën për Miss gjatë vitit 2006, gjithashtu ka fituar në Miss në qytetin Kanelas në shtetin Durango.

Siç raporton Deutsche Welle, autoritetet meksikane supozojnë se ajo asokohe ishte përfshirë në tregtimin në lëndë narkotike. Emma dhe Guzman janë njohur kur ajo ka qenë 17 vjeçe. Guzman i njohur me nofkën El Chapo, asokohe ka qenë në krye të kartelit famëkeq Sinaloa.

Pavarësisht diferencës së moshës (El Chapo është 32 vite më i madh) ka qenë një dashuri në shikim të parë.
“Nuk më ka bërë për vete me dhurata, por më mënyrën se si është sjellë me mua”, ka thënë Coronel gjatë një interviste.

E në ditëlindjen e saj të 18-të, çifti i lumtur u martuan në kishë, e kjo ishte martesa e katërt e El Chapos.
Pas martesës, Coronel bëri një jetë relativisht normale dhe studionte për gazetari në Universitetin e Sinaloas. Por më 2011 shkoi në Kaliforni, ku solli në jetë binjakët.

Megjithatë, emri i babait në certifikatat e lindjes nuk figuronte fare. Është e kuptueshme, sepse autoritetet amerikane tashmë kishin lëshuar urdhër arrest për arrestimin e El Chapos, madje kishin ofruar një shpërblim prej pesë milionë dollarë për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij.

Në opinion Emma mohonte akuzat e ngritura nga gazetarët, duke u justifikuar se nuk e dinte se çfarë pune bën bashkëshorti i saj dhe se kurrë nuk e kishte parë me armë në dorë. Por policia amerikane nuk i besoi këto informacione dhe tshmë gruaja simpatike e El Chapos thuhet se e njeh më së miri tregtin e drogës.

Hetuesit amerikanë besojnë se Coronelin është përfshirë në organizimin e arratisjes së El Chapos nga një burg meksikan në vitin 2015. El Chapo është arratisur nga dritarja e tualetit, përmes një tuneli prej 1.6 kilometrash të gjatë dhe në fund të saj e priste një motor.
Coronel ishte përkujdesur për formimin e ekipit që do të asistonte në arratisjen e bashkëshortit. Vazhdimisht i kishte bërë presion autoriteteve meksikane që bashkëshortit të saj t’i miratojnë disa benefite.

Shikuar nga jashtë, ajo bën një jetë modeste familjare, përjashto këtu aksesorët siç ishte ai me zbukurime Barbie prej 20 mijë dollarëve me rastin e ditëlindjes së binjakeve. Në vitin 2019 kishte pasuar shoku: gjykata e Nju Jokrut bashkëshortin e saj e dënoi me burgim të përjetshëm pa mundësi kërkesë për lirim.

El Chapo akuzohet për vrasjen e tremijë njerëzve, ku rrallë herë kishte hezituar të urdhërojë ekzekutimin e rivalëve. Madje në gjykatë, ku Coronel ishte dëshmitare në ditën e gjykimit dhe nga distanca i dërgonte puthje partnerit, kishte pranuar më në fund se e dinte me çfarë punë merrej bashkëshorti.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

g.kosovari

Next Post
Horoskopi 18 Dhjetor 2020/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 25 Shkurt 2021/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përfaqësuesit e protestës do takohen LIVE me Ramën”, deputetja jep lajmin: Jemi drejt dialogut!

“Përfaqësuesit e protestës do takohen LIVE me Ramën”, deputetja jep lajmin: Jemi drejt dialogut!

July 2, 2026
“Ty nuk të do as Berisha”! Sherr mes Milës dhe Hoxhës së PD: Çfarë të lidh me burgun e Peqinit?

“Ty nuk të do as Berisha”! Sherr mes Milës dhe Hoxhës së PD: Çfarë të lidh me burgun e Peqinit?

July 2, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Tjetër reagim nga Rama: Kalimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhonte kjo protestë

July 2, 2026
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

July 2, 2026
Gazetari Muka në protestë: Jam mandatuar nga Grupi Koordinues! Rama jep dorëheqjen! Na rrahën rojet e Ulsi Manjës

Gazetari Muka në protestë: Jam mandatuar nga Grupi Koordinues! Rama jep dorëheqjen! Na rrahën rojet e Ulsi Manjës

July 2, 2026
Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Sara Mila për protestuesit: Sorrat anti-shqiptarë dolën sot në origjinë. Nuk e duan integrimin në BE!

July 2, 2026
Sonte luhet Spanjë-Austri, publikohen formacionet zyrtare

Sonte luhet Spanjë-Austri, publikohen formacionet zyrtare

July 2, 2026
Thirrja e SHBA: Prokurorët e ndershëm dhe patriotë të aplikojnë për KLP-në

Ambasada e SHBA njoftim për amerikanët në Shqipëri: Protesta mund të zgjerohet në qytete të tjera! Kujdes me…

July 2, 2026
Protesta para Kuvendit, AP: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve të policisë

Protesta para Kuvendit, AP: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve të policisë

July 2, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In