• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Kush është Barush Bregu që siguroi armët për masakrën e Shkodrës! Arrestimi në 2019 nga RENEA

by Os De
09/09/2025 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bajram alias Barush Bregu 39 vjeç, është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se i ka siguruar armët e krimit Ragip Gilës. Ky i fundit paraditen e djeshme, u fut në një lokal në qendër të Shkodrës ku qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të Erogen Vaso Alias Brajoviç, i cili mbeti i plagosur së bashku me kamarieren Meri Kaceri, ndërsa viktima mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja.

Barush Bregu është shpallur në kërkim së bashku me një 17-vjeçar, të cilët një banesë të braktisur në Shkodër, në lagjen “Guerrile” në pronësi të një gruaje që jeton jashtë shtetit, e kishin kthyer në magazinë armësh e municioni luftarak.

Mirëpo Bajram Bregu (Barush Bregu) nuk është emër i panjohur për policisë, mbi të gjitha ai njihet si krahu i djathë i Ibrahim Licit. Ky i fundit i njohur ndryshe si “fantazma” është armik i përbetuar i fisit Bajri apo Bajroviç.

Burime për media ditën e djeshme bënë me dije se policia gjithashtu ushtroi kontrolle në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, apo shtëpinë e Lulzim Kullës, dhëndër i Licve. Dyshimet janë se autori të ketë vepruar për llogari të familjes Lici apo personave të afërm të tyre.

Këto dyshime i ka mohuar Ragip Gila ditën e djeshme në dëshminë e dhënë përpara togave të zeza. Ai është shprehur se shënjestër e tij ishte vetëm Erogen Vaso alias Brajoviç, pasi ky i fundit i bënte si i fortë dhe se e kishte kërcënuar për shkak të disa mosmarrëveshjeve personale që kishin pasur së bashku.

Skeda e Bajram alias Barush Bregut

Barush Bregu është dënuar në vitin 2016 me 4 vite burgim i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018 gjatë një aksioni policor të zhvilluar pas vrasjes së Fatbardh Licit, në banesat e fisit Lici u gjetën armë zjarri automatike, ku në njërën prej tyre u konstatuan gjurmë gishtërinjsh të Barush Bregut.

Në mars të vitit 2019 kur në lagjen Kiras u ekzekutuan vëllezërit Ibrahim dhe Astrit Bilali, i dyshuari kryesor ishte Ibrahim Lici, ndërsa Barush Bregu akuzohej si përkrahësi kryesor i atentatorit. Ky i fundit u arresua në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë pas një operacioni policor.

Barjam Bregu është i dyshuar për përfshirjen e tij në një sërë ngjarjesh kriminale të regjistruara në Shkodër përkrah Ibrahim Licit, i cili sot e kësaj dite vijon të jetë në arrati.

Next Post
Paketa ligjore për territorin/ Rama: Do mbrojmë projektet e “përdhunuara” nga frymëzimi i ndërtimeve pa leje

Paketa ligjore për territorin/ Rama: Do mbrojmë projektet e “përdhunuara” nga frymëzimi i ndërtimeve pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In