Një i moshuar i ka puthur dorën ish-kryeministrit Sali Berisha. Në përfundimin e takimit me demokratët e qytetit të Durrësit, Berisha ka dalë nga salla ku po zhvillohej takimi, por zotëria në fjalë e ka ndjekur pas.
Ai është përkulur dhe i ka puthur dorën liderit historik të Partisë Demokratike, siç shihet në foto, nje skene e denje e dale nga arkiva e “Kumbarit”, bosit te mafias italiane ne SHBA, Don Corleone.
Vetë ish kryeministri Berisha ka buzëqeshur pas këtij gjesti, me sa duket i ngazellyer qe eshte arritur deri ketu nga ithtaret e tij.
Ai prezantoi sot në Durrës kandidatin Ardian Muka të dalë nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’./m.j












