Deputeti i opozitës së re prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të deklaratave që bën, të cilat herë pas here shkaktojnë edhe batuta, por kësaj here ai ka gjetur një mënyrë të re.
Po flasim për Kujtim Gjuzin, deputetin e opozitës së re, dhe kryetarin e Konservatorëve shqiptarë.
Ai ka postuar në rrjet një foto duke qëndruar në breg të detit, për të na treguar ndoshta që ka zgjedhur të pushojë në këto ditë të nxehta vere.
Gjuzi shfaqet me shapka të bardha dhe një bluzë të kuqe që ka në sfond shqiponjën e flamurit kombëtar, si dhe një palë pantallona të shkurtra sportive në ngjyrë blu. Mund ta quani patriot, modern apo sido që ta mendoni, por luku i tij me siguri do ju tërheqë vëmendjen.