Sezoni turistik në bregdetin shqiptar shoqërohet si për çdo vit me çmime më të larta, por që nuk justifikojnë aspak shërbimin që qytetarët marrin. Ankesave të shumta të plazhistëve që kanë zgjedhur bregdetin shqiptarë për të kaluar verën i janë shtuar sot edhe ato të një qytetareje që ka zgjedhur plazhin e Ksamilit për të pushuar. Ajo ka dërguar disa pamje skandaloze pranë redaksisë së Jetaoshqef.al.
Ajo raporton se në një nga plazhet private në Sarandë, në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil, çmimi i dy shezlonëve dhe një çadre është 10 mijë lek të vjetra, por si të mos mjaftonte kjo, veç çmimeve tej mase të larta në barin dhe restorantin që ndodhet aty pranë, kushtet skandaloze paraqiten në tualet. Në fotot e dërguara duket se tualeti është në gjendjen më të keqe të mundshme.