Monika Kryemadhi po shijon ditët e fundit të verës duke marrë mjaftueshëm energji diellore.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas festave me të rinjtë e partisë është kredhur në ujërat e detit Jon duke shijuar magjinë e fundjavës.
Krah saj, si gjithmonë qëndron Petrit Vasili i cili nuk nguron t’i bëjë ndonjë foto Kryemadhit e cila zgjedh të pozojë me bikini.
Ndërkohë, pas pushimeve Kryemadhi ka paralajmëruar se opozita do të vazhdojë aksionin e fortë opozitar teksa është njoftuar se sipas tyre kryeministri Edi Rama do të rrëzohet në shtator.
Rreth 600 të rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria po marrin pjesë në kampingun veror të LRI. Të rinjtë e LRI-së të mbledhur në Jalë, në videot që shpërndajnë, shihen teksa kanë sfiduar shiun me këngë dhe valle./TemA