• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Kriminelë famëkeqë që i kanë shpëtuar drejtësisë. Për arrestimin e tyre ofrohen shumë të majme, por…

by Java News
03/04/2021 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata janë disa prej kriminelëve më famëkeq të botës, por për arsye të ndryshme, i kanë shpëtuar drejtësisë prej një kohe shumë të gjatë. Edhe pse krimet e tyre janë vërtetuar tashmë dhe në ndjekje të tyre janë vënë agjenci të shumta ligjzbatuese në të gjithë botën, ata duket se kanë ikur “në drejtim të paditur”.

Për informacione që do të ndihmojnë në arrestimin e tyre ofrohen shumë të majme, por pavarësisht kësaj, ata mbeten në arrati dhe të lirë.

Shfletoni galerinë e mësipërme për t’u njohur me 4 nga kriminelët më të rrezikshëm ende në qarkullim.

Samantha Lewthwaite – E lindur në Irlandën e Veriut, është vejusha e Germaine Lindsay, autorit të sulmeve terroriste të 7 korrikut 2005 në Londër. Ajo gjithashtu besohet se ka lidhje me Mohammad Sidique Khan, kryesuesin dhe organizatorin e atyre sulmeve. Ajo është në arrati që prej vitit 2005 dhe mendohet se ruan ende lidhje me grupe të ndryshme terroriste në Kenia. E pagëzuar si “Vejusha e Bardhë”, ajo mendohet se ka luajtur rol në vdekjen e më shumë se 400 personave, si dhe është bashkëpunëtore e grupit militant radikal Al-Shabaab.

“Vejusha e Bardhë”

Matteo Messina Denaro – Bosi i fundit i mbetur i “Cosa Nostra”. I mbiquajtur “Diabolik”, Matteo Messina Denaro është një prej njerëzve më të fuqishëm të botës së krimit dhe Mafas siciliane. I shpallur në kërkim prej vitit 1993, si bashkautor në sulmet me bombë që vranë prokurorët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ai vijon të mbetet në arrati, edhe pse të gjithë mendojnë se ndodhet diku në Sicili, pranë vendlindjes së tij në Kastelvetrano. Pas arrestimit të Bernanrdo Pronvenzano-s, Denaro ka marrë edhe drejtimin e “Cosa Nostra”, me titullin famëkeq “bosi i bosëve”. Dyshohet si përgjegjës për mbi 50 viktima, edhe pse një herë është mburrur se “kishte mbushur i vetëm një varrezë”.

Hamendësim i Policisë, sesi mund të duket sot Messina Denaro

Familje mafioze: Francesco Messina Denaro (m), i thirrur Don Cicio, gjithashtu ishte një bos i “Cosa nostra”

Messina Denaro (d), në një foto të rrallë

Ismael “El Mayo” Zambada” – Është një trafikant droge meksikan, i cili drejton Kartelin famëkeq të Sinaloas pas arrestimit të Joaquin “El Chapo” Guzman, pasi më parë drejtonte në terren operacionin e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Për kapjen e tij ofrohet një shpërblim prej 5 milionë dollarësh. Për dekada me radhë Zambada i ka shpëtuar drejtësisë meksikane dhe asaj amerikane, pasi është shpallur në kërkim që prej vitit 1998.

Vicente Zambada Niebla (d), djali i arrestuar

Semion Mogilevich – I lindur në Ukrainë, mendohet se është “bosi” më i madh i mfaias ruse. I akuzuar nga FBI për një seri krimiesh, si organizim vrasjesh, zhvatje dhe trafik armësh dhe lëndësh narkotike, dikur ka qenë edhe në listën e më të kërkuarve. Pavarësisht të gjithë akuzave të ngritura ndaj tij nga agjencitë ligjzbatuese europiane dhe amerikane, Moglievich jeton i lirë në Moskë. Ish-dezertori rus Alexander Litvinenko, ka deklaruar para se të vritej, se Moglievich ka lidhje të forta me Vladimir Putin dhe disa politikanë të tjerë rusë e ukrainas.

g.kosovari

Next Post
Nga reforma në drejtësi, te pandemia / Balla bën bilancin dhe zotohet: Para zgjedhjeve lokale 2023 do të…

Nga reforma në drejtësi, te pandemia / Balla bën bilancin dhe zotohet: Para zgjedhjeve lokale 2023 do të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com