• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Kopshti i ri Zoologjik drejt hapjes, Veliaj: Do vijojmë me Kopshtin Botanik dhe pishinat te Diga

by A R
23/05/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë nga hapja, një grup fëmijësh dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan së bashku detajet e fundit para hapjes së Kopshtit të ri Zoologjik. Në pritje edhe të kafshëve të tjera, që do të popullojnë këtë hapësirë të transformuar, Parku Zoologjik do të jetë hapë dyert për vizitorët e vegjël më 1 qershor.

“Jam shumë i lumtur që inxhinierët dhe supervizorët e vegjël po na japin notën 10 për Kopshtin Zoologjik, të cilin do ta hapim në 1 Qershor për të gjithë fëmijët e Tiranës. Tirana do ketë shumë aktivitete këtë muaj, disa janë për të rritur, siç janë këto ndeshjet e futbollit, e disa nga festat e mëdha. Por, besoj, aktiviteti më i bukur është hapja e Kopshtit Zoologjik për 1 qershor, që është edhe festa e fëmijëve”, tha Veliaj.

Kopshti Zoologjik është rikonceptuar tërësisht, duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve. Veliaj nënvizoi se mjediset e reja do të shërbejnë edhe për orët e mësimit në natyrë. “Më parë, gjithë këtë hapësirë fëmijët e kanë parë si diçka të shëmtuar, të pistë dhe shumë të ngushtë për kafshët, kurse sot po e shohin krejt të transformuar. Kopshti Zoologjik nuk do të jetë vetëm një mjedis për të parë kafshët, që kësaj here nuk janë më në kafaze të ngushta, por në hapësira shumë më të mëdha, por do jetë edhe një hapësirë për të mësuar. Pra, kemi edhe disa hapësira ku secila prej mësueseve mund ta rezervojë dhe mund ta bëjë klasën në Kopshtin Zoologjik”, tha ai.

Kryebashkiaku shtoi se dy projektet e radhës do të jenë transformimi i Kopshtit Botanik dhe kompleksit të pishinave te Diga e Liqenit. “Pasi të mbarojmë te Kopshti Zoologjik, duam të vazhdojmë te Kopshti Botanik dhe të sigurohemi që, më në fund, të gjitha hapësirat publike të Tiranës të jenë transformuar. Ndërkohë, sapo kemi marrë në dorëzim edhe pishinat te Diga, edhe aty do të kthejmë kurset e notit, sidomos për fëmijët që nuk kanë mundësi të bëjnë pushime, ose vijnë nga familje në nevojë. Për ta do të jetë bashkia ajo që u ofron një hapësirë për të mësuar not, edhe për pushimet e verës”, theksoi Veliaj.

Brenda hapësirës së Kopshtit Zoologjik janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë eksperiencën për fëmijët dhe prindërit sa më të pasur.

Next Post
VIDEO/ Ndodh LIVE: Veliaj ndërpret intervistën televizive në momentin kur thirret ezani

VIDEO/ Ndodh LIVE: Veliaj ndërpret intervistën televizive në momentin kur thirret ezani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

August 22, 2026
BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com