• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Kooperativa e Artit në Tiranë, rezidenca e parë artistike në Shqipëri

by A R
18/11/2024 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria përjeton një moment të veçantë me inaugurimin e Kooperativës së Artit, një rezidencë arti e parë e këtij lloji në vendin tonë e lokalizuar në fshatin Vaqarr, 7 km larg Tiranës, në nje godinë të rijetësuar. Kjo kooperativë e re që vjen nga mbështetja e Bashkisë Tiranës përmes Agjencisë Industrive Kreative dhe Fondacionit Emanuel, sot ofron një platformë unike për artistët nga e gjithë bota, duke i ftuar ata të jetojnë dhe të punojnë sëbasku në një ambient inspirues dhe krijues.

Në fjalën e tij gjatë hapjes, Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative, Jonid Jorgji, theksoi potencialin ekonomik që ka zhvillimi i industrisë kreative. “Me hapjen e Kooperativës së Artit, non-stop po kontribuojmë në zhvillimin e industrive kreative. Jemi të bindur te një potencial i madh ekonomik si dhe besojmë se prej kësaj industrie rrjedhin profesionet e së ardhmes, ato profesione të cilat nuk mund te zëvendësohen as nga Inteligjenca Artificiale, por janë fryt i krijimtarisë njerëzore”, deklaroi Jorgji.

Përveç vënies në pah të talenteve të rinj, Kooperativa e Artit do të jetë gjithashtu e hapur për publikun çdo fundjavë. Vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin aktivitete të ndryshme artistike, si ekspozita, shfaqje, performaca, punëtori dhe diskutime, si dhe të blejnë vepra arti nga artistët e pranishëm.

Ky projekt i Bashkisë së Tiranës përmes Agjencisë së Industrive Kreative, është një hap i rëndësishëm për të inkurajuar ndërveprimin mes artistëve dhe komunitetit, si dhe për të promovuar artin shqiptar në një kontekst global.

/a.r

Next Post
‘JAVA’/ Kremlini në krah të Bashës: Po e sulmojnë me retorikën e Enver Hoxhës!

SHBA lejoi Ukrainën të sulmojë brenda Rusisë, Kremlini: Biden po i hedh 'benzinë zjarrit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë, sot flasin 4 ish-krerët e UÇK-së

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

February 18, 2026
Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In