Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është mbledhur sot, për të zgjedhur kreun e SPAK.
Kjo strukturë e re sapo është formuar.
KLP ka vendosur sistem pikësimi për 7 kandidatët dhe kreu i ri i SPAK pritet të zgjidhet me të njëjjtën metodë, ashtu siç u zgjodh kryeprokurori i ri.
Por mbledhja ka nisur me një surprizë për kreun e KLP Gent Ibrahimin i cili sot mbushi 1 vit në këtë detyrë. E veçanta është se edhe KLP është konstituar po në këtë ditë.
Gazetarët i kanë dhuruar një ëmbëlsirë me një numër 1. Të qeshura dhe urime më pas teksa ka pasur disa momente joformale mes KLP-së dhe gazetarëve.















