• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Kjo është shqiptarja që u masakrua me thikë, dëshmia e burrit: Ishte xheloze e agresive!

by Java News
29/05/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nga sot jeta ime ka marrë fund“, kështu mësohet të jetë shprehur 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti gjatë marrjes në pyetje në polici. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, 52-vjeçares Elca Tereziu pasditen e 27 Majit, në shtëpinë e tyre në Piacenza të Italisë.

Në kulmin e një zënke, që duket se në familjen e çiftit shqiptar ishin të herë pas hershme, burri mori një thikë dhe e goditi të paktën tre herë, më pas u dorëzua në polici.

Ishte djali adoleshent i çiftit që njoftoi ndihmën e shpejtë, ndërkohë që gruaja gjendej përtokë e mbuluar nga gjaku.

Fatkeqësisht për Elca Tereziun nuk mund të bëhej më asgjë.

Dy fëmijët, të moshës 17 dhe 19 vjeç pasi u morën në pyetje nga autoritetet italiane, po qëndrojnë tashmë me familjarët e tyre.

Për mediat fqinje, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se Mehmeti iu ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve të karabinierëve. “Është shumë i tronditur dhe po kupton atë që ka bërë, pavarësisht se nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas”, tha mbrojtja. Sipas këtij të fundit, në polici 57-vjeçari ka treguar për një martesë të vështirë dhe problematike, e vështirësuar edhe më shumë, sipas tij nga xhelozia pa motiv e bashkëshortes. Të paktën kështu ka pretenduar Mehmeti në polici.

Ditë të shumta me zënka dhe konfliktualitet, familjet e tyre mësohet se ishin përpjekur që të ndërhynin dhe në Tetor gruaja kishte shkuar tek prindërit e saj në Greqi, por kur ishte kthyer asgjë nuk ishte përmirësuar.

Rreth orës 16:00 të 27 Majit, Elca Tereziu ishte në telefon me vëllain e saj, në një bisedë ku gruaja, gjithnjë sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i ishte referuar me epitete fyese të shoqit dhe ky i fundit ishte gjendur përballë saj.

52-vjeçarja po ankohej për sjelljen e tij, derisa Xhevdet Mehmeti i kishte marrë telefonin nga dora në përpjekje që të binte të vëllain e saj që ta qetësonte, por më pas situata ishte përkeqësuar.

Viktima ia kishte marrë celularin nga dora dhe më pas kishte hedhur sende në tokë, derisa kishte rrëshqitur në tokë dhe në këtë moment burri e kishte goditur gruan me thikë.

Mehmeti pretendon se ishte gruaja ajo që kishte sjellje agresive ndaj tij. Ajo nuk kishte besim dhe mendonte se 57-vjeçari kishte gra të tjera, tradhti të cilat ai i kishte mohuar gjithmonë.

Pasi e kishte goditur dhe kishte parë gjakun, ishte ngritur… kishte ndërruar rrobat dhe ishte nisur me makinë për t’u dorëzuar tek karabinierët.

Djali 17-vjeçar, që mediat italiane saktësojnë se gjatë gjithë zënkës kishte qëndruar në dhomën e tij të gjumit, mësohet se ka dalë një moment që i ati është larguar. Ai e gjeti të ëmën e tij të pajetë, në dyshemenë e kuzhinës dhe ishte personi që njoftoi ndihmën e shpejtë.

a.ç

Next Post
Kandidatët e rinj për drejtësinë, Kuvendi ngre Komisionin e Monitorimit

Kandidatët e rinj për drejtësinë, Kuvendi ngre Komisionin e Monitorimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In