• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Kjo është nëna që dhunoi drejtoreshën e Liceut “Jordan Misja”

by Java News
01/06/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e një nxënësi të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë u prangos pasi dhunoi drejtoreshën e shkollës. Gjithçka ndodhi të martën, rreth orës 11:00, dhe Policia tha dje se ka vënë në pranga autoren e dyshuar të ngjarjes, Ardiana Hoxhën, 46 vjeçe, (kjo qe shihni ne kete foto). Nderhyrja e policise erdhi pas denocnimit te drejtoreshes se shkolles, shtetases Valbona Gavelli, (kjo qe shihni ne foto) e cila pretendon se është goditur për shkak të detyrës.

Autorja e ngjarjes, Ardiana HoxhaAutorja e ngjarjes, Ardiana Hoxha

 

Valbona Gavelli, drejtoresha e LiceutValbona Gavelli, drejtoresha e Liceut

Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për vajzën e autores së dhunës, shtetasen Hygerta Hoxha, 18 vjeçe, si dhe djalin G. Hoxha, 15 vjeç, nxënës në klasën e 12-të te Liceu Artistik.

 

Burime të Policisë së Tiranës thanë dje për “Panorama” se incidenti në Liceun “Jordan Misja” ka ndodhur pas një debati që nëna e nxënësit të klasës së 12-të ka pasur me drejtoreshën Valbona Gavelli. Kjo e fundit e kishte thirrur në takim nënën e nxënësit, për shkak të problemeve që ai kishte, jo vetëm me ecurinë mësimore, por edhe jashtë shkollës.

Por ky diskutim, që supozohej të ishte në interes të dy palëve, ka agravuar me tone të larta zëri dhe acarim deri në dhunë fizike ndaj drejtoreshës.

“Në kallëzimin e dhënë në polici, Valbona Gavelli ka deponuar se, më datë 30 maj, rreth orës 11:00, janë futur në zyrën e saj shtetaset Ardiana dhe Hygerta Hoxha, ku pas një debati për motive të dobëta (djali i Ardianës ishte mbetës në shkollë), është goditur për shkak të detyrës nga Ardiana Hoxha, si dhe gjatë këtij sherri, Hygerta Hoxha ka goditur me grushte derën e zyrës së kësaj drejtorie, duke e thyer pjesërisht atë”, thanë burime të Policisë së Tiranës.

Procedimet 

Përveç drejtoreshës së Liceut Artistik, kanë qenë edhe dy punonjës policie të Komisariatit nr.1 që kanë bërë kallëzim për kundërshtimin që u është bërë gjatë shoqërimit të tre shtetasve të përfshirë në incident.

Efektivi i Policisë, A.K., 49 vjeç, dhe efektivja K.C., 29 vjeçe, kanë denoncuar Ardiana e Hygerta Hoxhën, nënë e bij, si dhe djalin e Ardianës, G. Hoxha, 15 vjeç.

Efektivët e Policisë kanë kallëzuar se, më datë 30 maj, rreth orës 13:00, të tre këta persona (nëna dhe dy fëmijët), i kanë kundërshtuar në detyrë në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë nr.1 të Tiranës. panorama

ma.me

Next Post
Është rrëzuar një helikopter në Turqi, 13 ushtarë të vdekur

Është rrëzuar një helikopter në Turqi, 13 ushtarë të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In