Arsil dhe Sajmir Shera, janë dy vëllezërit të cilët dyshohet se janë autorë të vrasjes së taksisit të moshuar, Abdulla Budlla tre ditë më parë, ngjarje e ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Rinasit.
Në një njoftim zyrtar për mediat, policia bëri me dije se gjatë operacionit u gjet edhe mjeti që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.
Një prej vëllezërve, 31-vjeçari Saimir Sheha, i dënuar edhe më parë jeton prej kohësh në Greqi dhe është babai i një vajze.
Ndërsa 20-vjeçari i identifikuar si Arsil Shera, duket si një person i apasionuar pas bizhuterive, me një prej të cilave është shfaqur në rrjetet sociale.














2 monstra…!