Një pallati në zonën e Golemit i është vënë perimetri i sigurisë, pasi ai ashtu si edhe shumë të tjerë, nisur nga dëmtimet, është shpallur i pabanueshëm nga autoritetet.
Por për një berber, i cili ushtron aktivitetin e tij në katin e parë të këtij pallati, jeta vazhdon.
Ai ka sfiduar autoritetet dhe rrezikun pas panikut mbi tërmetin tragjik, teksa edhe klientët besnikë i janë përgjigjur, duke vijuar normalisht punën këto ditë.














