• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Jeta e re mes luksit e Kejvinës pas ndarjes nga reperi, shfaqet e transformuar sa vështirë…

by Java News
19/07/2020 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, ka lënë Amerikën pas ndarjes së dhimbshme nga reperi i njour, Seven Saraqi. Modelja e “Instagramit” ka nisur jetë të re në Shqipëri, me pamje totalisht të transformuar, sa vështirë të njihet.

Setin e parë të fotove e postoi nga pishina, ku shihet teksa pozon me bikini në ngjyrë portokalli, për t’u pasuar me një set fotosh ku pozon mes jetës së luksit, pasi nuk ka hezituar të ndajë edhe pamje nga apartamenti.

Duket se velina e lidhja e ish-velinës së Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, me reperin Seven Saraqi zgjati aq sa karantina. Pak javë më parë, modelja e “Instagramit” deklaroi se jo vetëm që është ndarë nga këngëtari, por ka mbetur e lënduar nga kjo lidhje, ku provoi edhe bashkëjetesën në apartamentin e tij në SHBA.

Kejvina publikoi një video në “Instastory”, ndërsa dëgjohej duke kënduar këngën e këngëtarit latin Lunay me titull “Soltera” dhe nëpërmjet buzëve, ish-velina pohon se të jesh beqare është tashmë në modë. Kështu, ajo bëri me dije përmes rrjeteve sociale se tashmë është single dhe i ka dhënë fund marrëdhënies së shumëpërfolur me reperin Saraqi.

Pas kësaj videoje, çka e përforcoi më shumë faktin që çifti i kishte dhënë fund lidhjes, ishin edhe vetë statuset e Kejvinës.

“E urrej të krijoj afrimitet me njerëzit në këto kohë, gjithmonë pendohem që bëra kaq shumë për ta, u kujdesa dhe ndjeva shumë”, shkruante në një postim Kejvina.

“Motër, kushtoju vëmendje shenjave, ndonjëherë gjërat janë vërtet ashtu siç duken”, shkruante në një tjetër status ajo.

Vallë, ç’të ketë bërë reperi Saraqi që e mërziti kaq shumë ish-velinën, ndërkohë që ai s’e ka vrarë mendjen aspak për këtë histori, ndërsa ka njoftuar ndjekësit se projekti më i ri muzikor që do të publikojë është më i miri që ka nxjerrë ndonjëherë.

Vetëm pak kohë më parë, çifti nisi bashkëjetesën. Pikërisht gjatë periudhës së karantinimit, Kejvina dhe reperi Seven u zhvendosën në vilën e këtij të fundit në Los Anxhelos dhe nga aty bënin postime të shumta, bashkë ose të ndarë, por nga të njëjtat vende. Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk pranoi asgjë publikisht, shumë detaje i nxorën zbuluar si njërin dhe tjetrin.

Prej gati tre muajsh, ish-velina e “Xingut”, Kejvina Kthella, qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pak javë më parë, ajo postoi një video të nxehtë, ku shfaqej me të brendshme seksi, ndërkohë që të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale. Të gjithë menduan se Kejvina Kthella kishte shkuar për të zhvilluar karrierën e saj si modele, por ajo tregoi se çfarë fshihej pas largimit të saj.

“Në fakt, erdha këtu se po bëja një kurs aktrimi dhe pastaj ngela këtej. Zgjat tetë javë dhe është intensiv. Çdo ditë nisim në orën 09:00 dhe mbarojmë në orën 18:00”, u shpreh Kejvina Kthella në një intervistë të zhvilluar në “Instagram”. Ndërkohë, komentuesit hodhën dritë mbi një tjetër fakt të qëndrimit të saj në Amerikë, duke e kaluar këtë periudhë të karantinës atje si pa dashje.

Sipas tyre, arsyeja ishte se Kejvina kishte nisur një lidhje me reperin Seven Saraqi, për të cilin ishte përfolur pak kohë më parë. Historia u ngatërrua në atë kohë, pasi u komentua edhe për një lidhje me reperin tjetër të njohur në Kosovë, 28-vjeçarin Getinjo. Kejvina së bashkua me Taynën ishin në eventin e organizuar për 50 Cent në “Walk of Fame”, ku shoqëroheshin nga reperi shqiptar, Seven Saraqi. Pas publikimit nga ana e reperit e disa pamjeve në krah të Kejvinës, ku shfaqeshin shumë intimë, lindën dyshimet se ishin në një lidhje.

Thashethemet u ndezën dhe më shumë pasi Seven, për arsye që s’dihen, e fshiu videon ku shfaqej i afërt dhe duke shijuar momente të bukura me Kejvinën. Mirëpo, ish-velina i hodhi poshtë dyshimet, duke thënë se mes tyre kishte thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër. Po ç’rrëfeu në ekran para se të karantinohej në Los Anxhelos me Seven Saraqin?

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ish-velina tregoi se si duhet të ishte një mashkull që të rrinte në krahët e saj. Një gjë është është e sigurt, që partneri ideal i Kejvina Kthellës është një person që duhet të ketë më shumë para sesa ajo. Nuk dihet se në ç’aspekt e ka zhgënjyer bjondi Seven Kejvinën, së cilës i hapi shtëpinë në Los Anxhelos. Burime pranë saj thonë se xhelozia ka qenë arsyeja pse ata i kanë dhënë fund kësaj lidhjeje të shkurtër, ndërkohë që me kthimin në Shqipëri ende nuk dihet nëse ka filluar një njohje të re./Panoramaplus.al

          

Next Post
Nga Haga në Kosovë/ Thaçi tregon me FOTO rrugëtimin e tij 4 ditor: Faleminderit nga thellësia e zemrës

Nga Haga në Kosovë/ Thaçi tregon me FOTO rrugëtimin e tij 4 ditor: Faleminderit nga thellësia e zemrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana me stacion të ri hekurudhor në “Bulevardin e Ri” dhe kompleks Governativ, zbardhen vendimet

Tirana me stacion të ri hekurudhor në “Bulevardin e Ri” dhe kompleks Governativ, zbardhen vendimet

September 2, 2026
VIDEO | Turisti ra në humnerë në Shkodër, shpëtohet pas ndërhyrjes me helikopter

VIDEO | Turisti ra në humnerë në Shkodër, shpëtohet pas ndërhyrjes me helikopter

September 2, 2026

Qeveria bllokon rrogat e rritura të gjyqtarëve? Pasojat e një zhvillimi politik real!

September 2, 2026
Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

September 2, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

September 2, 2026
Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

Qeveria miraton rregullat e reja për dëmet në mjedis, përcaktohen kriteret dhe aktivitetet me rrezik të lartë

September 2, 2026
Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

September 2, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Gjyqtarë e Prokurorë që i duan gazetarët vetëm kur “mbeten pa lekë”…

September 2, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qeveria bllokoi në Thesar rrogat, kreu i Gjykatës së Lartë letër Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore

September 2, 2026
Si sot 81 vite më parë, Japonia u dorëzua zyrtarisht dhe u mbyll epoka e Luftës së Dytë Botërore

Si sot 81 vite më parë, Japonia u dorëzua zyrtarisht dhe u mbyll epoka e Luftës së Dytë Botërore

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com