• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO / Ja policët që u plagosën në protestën para Bashkisë Tiranë

by A R
15/11/2018 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi vizitoi punonjësit e Policisë Bashkiake në pavionin e Spitalit të Traumës, të cilët mbetën të plagosur në protestën e sotme. Pasi u njoh me gjendjen shëndetësore të punonjësve të Policisë Bashkiake, nënkryetari Seferi tha se dëmtimet e tyre janë serioze dhe një pjesë e tyre kanë marrë edhe plagë djegie.

“Sapo dola nga vizita që u bëmë efektivëve të Policisë Bashkiake, të cilët u plagosën nga protesta aspak qytetare që u bë sot para godinës së Bashkisë së Tiranës. Flakë, goditje me gurë, sende të forta, vendosje gomash nuk i shkojnë për shtat një qyteti evropian dhe rrugës për ku jemi nisur”, tha nënkryetari Seferi.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga akte të tilla të dhunshme dhe të mos bien pre e lojës politike.

“Unë dua t’u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të mbështesin Policinë Bashkiake në kryerjen e detyrës dhe funksioneve të saj. Policia Bashkiake është në shërbim të qytetarëve, siç u pa edhe sot pas atij sulmi të paprecedentë, me mjete të forta, me kokteile eksplozive, të cilat krijuan flakë në dyert e bashkisë gjatë kohës kur po Këshilli Bashkiak po zhvillonte punimet për marrjen e disa vendimeve shumë të rëndësishme për njerëzit në nevojë, për zhvillimin e qytetit të Tiranës dhe për vazhdimësinë e punës”, shtoi Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm nga mjekët, ndërsa shtoi se një pjesë e tyre po trajtohen edhe në spitalin e djegieve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

/b.d

Next Post
“Peshku i madh” maqedonas dhe një shembull për Shqipërinë fqinje!

A u arratis Gruevski nga Tirana? Ambasada hungareze hesht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In